Faqja e Pare | Kulture | Zoom In | Timo Flloko merr çmimin “aktori më i mirë” nga “Kult”

Timo Flloko merr çmimin “aktori më i mirë” nga “Kult”

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

TIRANË- Roli i Edi Karbones në dramën ‘Pamje nga ura’ duket se i ka sjellë fat aktorit të njohur Timo Flloko, me të cilin

 

TIRANË- Roli i Edi Karbones në dramën ‘Pamje nga ura’  duket se i ka sjellë fat aktorit të njohur Timo Flloko, me të cilin brenda dy javëve ka fituar çmimin si ‘aktori më i mirë’. Pas çmimit të marrë në Festivalin e shtatë Mbarëkombëtar të Aktrimit, që u zhvillua në Fier nga data 12-17 maj, Timo Flloko u shpall dje në mbrëmje si aktori më i mirë i vitit 2008 nga Akademia Kult, gjatë një mbrëmjeje ‘Gala’ që u organizua në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë. Jo shumë emocional për sa i përket këtyre momenteve, aktori që më së shumti njihet nga publiku për rolet e spikatura në kinematografi, i përshkuan këto çaste si të të gëzueshme, që vijnë natyrshëm. “Çmimet, trofetë sigurisht që kanë vlerë, por ato janë të përkohshme, rolet dhe veprat uroj që t'i rezistojnë kohës”, tha pas marrjes së çmimit në një intervistë për ATSH- në, Timo Flloko, i cili kishte përkrah bashkëshorten e tij, regjisoren e njohur Vera Grabocka. Pastaj shton se këtë çmim do të doja  ta ndaja  me njerëzit që bënë të mundur realizimin e shfaqjes ‘Pamje nga Ura’, duke filluar që nga dramaturgjia e autorit Artur Miller, punën e madhe të regjisorit Albert Minga, të gjithë kolegët e mi dhe sigurisht pse jo punën time. I sinqertë kur thotë se “nuk është se nuk e prisja çmimin”,  Flloko mendon se “ai është kurorëzimi i një pune të lodhshme, të përkushtuar dhe të bërë me shumë pasion”. Aktori më i mirë i vitit nuk lë pa përmendur dhe mbështetjen e bashkëshortes së tij  Vera Grabocka, që siç shprehet ai,  “e ka ndjekur me shumë dashuri dhe shumë përkushtim punën time gjatë këtyre viteve”.    

Një ‘udhëtim’ i shkurtër në karrierën e Timo Fllokos

I lindur në Pejë të Kosovës në 26 prill të vitit 1948, Timo Flloko ishte vetëm 19 vjeç kur interpretoi rolin e parë në kinematografi, në filmin ‘Ngadhënjim mbi vdekjen’ (1967) dhe "Përse bie kjo daulle" (1969). Pas përfundimit të shkollës së mesme në Vlorë, ai u diplomua në vitin 1970 në degën e dramaturgjisë, në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, sot Akademinë e Arteve të Bukura. Ai njihet për rolin e Meços në filmin "Kur zbardhi një ditë",  Kabos në "Malet me blerim mbuluar", xhiruar në vitin 1971. Niveli i interpretimeve të tij filmike erdhi gjithmonë duke u rritur me rolin e Kananit tek "Shtigje lufte" (1976) dhe Luani tek "Lulëkuqet mbi mure" (1976), film i nderuar me Medalionin e Festivalit të Filmit më 1977. Timo Flloko, një ndër të paktët aktorë shqiptarë të cilët ia kanë kushtuar karrierën e tyre ekskluzivisht filmit, është aktualisht pedagog në Akademinë e Arteve. Prej disa vitesh ka zgjedhur të jetojë mes Amerikës dhe Shqipërisë. 

Rolet kinematografike:

“Vdekja e Kalit” (1995), “Përdhunuesit” (1995), “Balada e Kurbinit” (1990), “Binarët” (1987), “Vrasje në gjueti”(1987), “Fillim i vështirë”(1986), “Rrethim i vogël”(1986), “Syri magjik”(2005), “E keqja nuk vdes kurrë” (1999), “Vallëzim ëngjëjsh”(1999), “Fillim i vështirë”(1986), “Të paftuarit”(1985), “Militanti” (1984), “Nata e parë e lirisë”(1984), “Ballë për ballë” (1979), “Liri a vdekje” (1979), “Njeriu me top” (1977), “Lulëkuqet mbi mure'' (1976), “Shtigje lufte” (1974), “Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967),  “Përse bie kjo daulle” (1969),  “Malet me blerim mbuluar” (1971) etj. Më së fundmi gjatë vitit (2006) “Stay Awake” (Rri zgjuar) dhe “In Between” (Në mes).  

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative