Faqja e Pare | Kulture | Zoom In | Sot, Shqipëria konkurron në “Eurovision”. “Zemrat lamë peng” e shtata në skenë

Sot, Shqipëria konkurron në “Eurovision”. “Zemrat lamë peng” e shtata në skenë

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Të enjten, me 22 maj, në program është gjysmëfinalja e dytë e Festivalit Evropian, ku do të konkurrojë edhe vendi ynë. Në Eurosong-un

 

Të enjten, me 22 maj, në program është gjysmëfinalja e dytë e Festivalit Evropian, ku do të konkurrojë edhe vendi ynë. Në Eurosong-un e sivjetmë marrin pjesë 43 vende europiane ndër të cilat edhe Shqipëria, të cilën e përfaqëson këngëtarja e re, 16 vjeçarja Olta Boka me këngën e kompozitorit Adrian Hila “Zemrën e lamë peng” të cilën do ta këndojë në gjuhën shqipe. Në anglisht kjo këngë, tekstin e së cilës e ka shkruar Pandi Laço, është përkthyer me titullin “ Hearts Trapped in Time”. Në periudhën midis viteve 2002 -2005, Olta Boka është prezantuar në shumë festivale të fëmijëve të organizuara në Kosovës, Shqipëri, Bullgari dhe Shqipëri. Shqipëria është kandidatja më e re që i është bashkangjitur festivalit më të madh të muzikës evropiane. Për herë të parë Shqipëria është paraqitur në vitin 2004 me këngën “ Imazhi yt” kënduar nga Anjeza Shahini, e cila e renditi Shqipërinë në vendin e shtatë. Vitet tjera nuk do të cilësohen me këngë të suksesshme. Në vitin 2005, është Ledina Çelo, ajo që do ta prezantojë Shqipërinë ne Eurovizion me këngën “ Nesër do të shkojë” duke e renditur në vendin 16. Luiz Ejli me këngën “Zjarr e Ftohtë” në vitin 2006 dhe dueti i Aida dhe Frederik Nodcit me këngën “Balada e gurit” nuk arritën në ngjiten në natën finale. Sivjet, në Beograd, Olta Boka nuk është e vetmja shqiptare që do të prezantohet. Republikën e Maqedonisë e përfaqëson Adrian Gaxha i cili do të paraqitet me këngën “ Me lejo të të dashuroj”, i shoqëruar nga këngëtarët maqedonas Tamara dhe Rade Vrçakovski. Kjo është hera e dytë që kjo garë organizohet ne hapësirën e ish Jugosllavisë. Herën e fundit ishte organizuar në vitin 1990 në Zagreb.

Për çdo vit në muajin maj këngëtarë dhe grupe të përzgjedhura nga vendet evropiane konkurrojnë për të marrë vlerësimin e dëshiruar "12 points" në Eurovizion, i cili i intereson mjaft qytetarëve në Evropë. Ai organizohet nga European Broadcasting Union, EBU, fuzionimi më i madh i RTV-ve evropiane. President i kësaj organizate është intendanti i stacionit WDR në Gjermani, Fritz Pleitgen. Por Eurovizioni është vetëm një nga angazhimet e shumta të EBU-s. Kjo organizatë koordinon kalimin e informacionit mediatik nëpër Evropë dhe botë. Silke Opperman vizitoi qendrën e organizatës EBU në Gjenevë Ky është himni i Unionit evropian të transmentimeve, EBU i cili hap transmetimin dalvivo të Eurovizionit. Historia e EBU-s filloi në vitin 1950 me bashkimin e 23 stacioneve televizive. Sot pjesë e tij janë 75 radio dhe televizione nga 56 vende, përtej kufijve gjeografikë të Evropës, sqaron Michael Wagner nga departamenti juridik i EUB-s: "Kemi anëtarë edhe në Afrikën veriore, në Lindjen e afërme, kjo sepse thjesht kemi respektuar kufijtë e Unionit ndërkombëtar të transmetimit për zonën evropiane."

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative