Faqja e Pare | Kulture | Zoom In | Zbulimi i hershëm i kancerit - Aparati Elispot-Reader

Zbulimi i hershëm i kancerit - Aparati Elispot-Reader

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Prej vitesh burimet trupore të njeriut, gjenet, janë duke u përdorur edhe në terapitë për shërimin e sëmundjeve të kancerit. Por si mund të nxitet edhe më tej ky proces?“Mua si sportist më ka interesuar personalisht

 

Prej vitesh burimet trupore të njeriut, gjenet, janë duke u përdorur edhe në terapitë për shërimin e sëmundjeve të kancerit. Por si mund të nxitet edhe më tej ky proces?

Studiuesit e “Eli Spot Reader" kanë zhvilluar tashmë një mënyrë për prezantimin vizual të sistemit imunitar të pacientëve duke krijuar kështu mundësi për përmirësimin e terapive.

“Mua si sportist më ka interesuar personalisht, çfarë po ndodh me krahun tim? Fillimisht unë nuk mendoja se ajo çka kisha mund të ishte e rrezikshme për jetën, sepse nuk kisha shumë njohuri në këtë fushë. Unë e kisha të vështirë të imagjinoja dhe fillimisht vetëm sa e pranova sëmundjen. Zgjati rreth 10 minuta derisa mu bë e qartë se situata ishte shumë serioze. "

Mjekët e Klinikës Universitarë të Mynihut zbuluan tek pacienti 18 vjeçar një tumor ewing (kockash). Ata filluan menjëherë me kemioterapinë dhe pastaj e hoqën tumorin me operacion.

Një kat sipër dhomës së tij ndodhet Qendra Kërkimore e Klinikës Universitare. Studiuesit kanë para vetes një aparat që në pamje të parë duket si kompjuter. Por poshtë monitorit është vendosur një sirtar ku është futur një pllakë xhami, njësoj siç futet një CD. Përpara përdorimit të këtij EliSpotReader, nga gjaku i pacientit duhet të izolohen qelizat -T. Qelizat T janë si të thuash "policët" që ruajnë trupin e njeriut, që kuptojnë cilat qeliza janë të sëmura dhe duhen luftuar prej tyre. Dëshmia që tregon se këto "policë" funksionojnë është Interferon Gamma.

Teknologu i biologjisë Stefan Pierse thotë: „Eli Spot është një mënyrë sensitive për të matur çfarë derdhin qelizat T. Lënda sinjalizuese që na jep informacione për ndryshimet kimike në këtë rast është Interferon Gamma. Nëse një qelizë speciale dallon një qelize që është trup i huaj, atëherë ajo lëshon ndër të të tjera edhe Interferon Gamma, çka bën që qeliza e huaj që është dalluar tashmë të dëmtohet."

Në pllakën e xhamit, janë vendosur me një pincetë provat e izoluara të gjakut si dhe një material tjetër. Të dyja bashkë ato duhet të reagojnë. Pllaka e xhamit vihet në lëvizje nga biokimisti Günter Richter dhe Elispot lexon provat e vecanta të gjakut.  "Ajo që ne duam të mësojmë duke përdorur këtë metodë është nëse qelizat T, që studiohen këtu janë në gjendje të reagojnë në mënyrë specifike në rastet e leuçemisë ose të qelizave të tumorrit dhe me çfarë force mund të reagojnë qelizat T. Nëse ne e gjejmë këtë dhe kemi këtu qeliza T që janë specifike për këtë tumor, atëherë do të jetë e mundur që t`ja japim këto qeliza T pacientit me shpresën që tumori i mbetur të mënjanohet nga qelizat T."

Përfitimi tjetër nga përdorimi i qelizave T është se mund të zvogëlohet sasia e medikamenteve që përdoren, sepse mjeku e di se si reagon pacienti. Kjo është e rëndësishme sidomos tek fëmijët, siç thotë Stefan Burdach, shefi i stacionit të kancerit të fëmijëve: „Sepse fëmijët janë në rritje dhe terapitë aktuale kundër kancerit prekin si qelizat e shëndosha ashtu edhe ato të sëmura, kështu që pacientët në rritje vuajnë shumë nga kjo terapi."

Tumorri ewing, i zbuluar tek pacienti 18 vjeçar është një nga tumoret më të rrezikshme dhe mund të jetë vdekjeprurës. Për ta shpëtuar pacientin është e domosdoshme të bëhet operacioni:  “Pas gjashtë blloqeve kemio unë pata një operacion gjatë të cilit u hoqën pjesë të mëdha të krahut në mënyrë që të pritej tumori nga kockat- Për fat nuk më prekën muskujt dhe lëkurën, deri tani këto kanë mbetur të paprekura. Kocka u zëvendësua nga një protezë, dhe ajo do të mbesë nën krahun tim për gjithë jetën, për të zëvendësuar kockën e hequr. " Studiuesit tani shpresojnë që operacione të tilla të mos jenë më të nevojshme. Sepse nëse Elispotreader tregon me saktësi si reagojnë qelizat T, atëherë kemioterapia  mund të dozohet si duhet dhe në raste të caktuara të mënjanohet edhe operacioni.

Carol Lupu

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative