Faqja e Pare | Kulture | Paramanda në art në ekspozitën e Holta Mnerit

Paramanda në art në ekspozitën e Holta Mnerit

Germezoni: Decrease font Enlarge font

 

Tiranë- Artistja  Holta Mneri është prezantuar para publikut kryeqytetas nё Galerinё “Ibrahim Kodra” nё ambientet e brendshme tё Ministrisё sё Kulturёs me ekspozitёn personale tё saj “Art dhe Paramanda”diten e premte,ne oren 19.00.  Eshtё njё prezantim i veçantё i njё artisteje tё re qё kёrkon tё imponohet me krijimet e saj tё guximshme.  Sipas kuratores sё galerisё “Kodra”,  Merita Toçila, artistja Holta Mneri ”prezantohet herё si piktore, herё si skenografe dhe herё si qeramiste, dhe kёsaj radhe vjen me krijime me paramanda nё struktura tredimensionale, por gjithmone nёpёrmjet krijimeve tё saj, kёrkon tё ndёrtojё njё univers tё vetin, tё pёrcaktojё njё ambient tё caktuar, duke na prezantuar brenda një objekti njё histori mё vete.  Burimi i saj i frymёzimit janё objektet nga natyra, kinemaja, fotografitё dhe mbi tё gjitha kёto ajo sjell interpretimin e saj krejt origjinal.” Me një objekt tё pёrfunduar siç ёshtё paramanda, ajo krijon struktura tё tjera tё reja, njё fustan, portrete, objekte qё mund tё shfrytёzohen si dekorues nё ambiente tё hapura, etj. Ekspozita do qёndrojё e hapur pёr dy javё. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative