Faqja e Pare | Kulture | “Phonix” përgatit misionin për zbulimin e shenjave të jetës në Mars

“Phonix” përgatit misionin për zbulimin e shenjave të jetës në Mars

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Sonda ''Phoenix'' ka sjellë fotografi të një cilësie të lartë të bëra mbi pluhurin dhe rërën në sipërfaqen e një planeti tjetër, ndërkohë

 

Sonda ''Phoenix'' ka sjellë fotografi të një cilësie të lartë të bëra mbi pluhurin dhe rërën në sipërfaqen e një planeti tjetër, ndërkohë që po përgatitet për të nisur misionin e saj për zbulimin e shenjave të jetës në Mars, deklaruan dje shkencëtarët e NASA-s. Pamjet u morën nga një mikroskop optik dhe në to dalloheshin disa grimca të vogla - sa një e dhjeta e diametrit të një fijeje floku të një njeriu - që u morën kur sonda ''Phoenix'' u ul në rrethin arktik të planetit të kuq, më 25 maj. "Ne kemi pamje që shfaqin shumëllojshmërinë minerare të Marsit në një nivel që ne nuk e kemi parë në asnjë planet të eksploruar më parë," deklaroi Michael Hecht i agjencisë amerikane të hapësirës ''Jet Propulsion Laboratory'' në një konferencë shtypi. Një nga grimcat e vogla të shfaqura në foto, të marra më tepër për të testuar pajisjet e sondës, ishte e e qartë në pamje dhe e bardhë, por shkencëtarët u shprehën se ishte një mineral, mundësisht kripë, dhe jo vetëm thjesht akull, element që gjendet shumë meqë është baza e krijimit të jetës në një planet. Grimcat e tjera ishin të kuqërremta dhe kafe si sipërfaqja e Marsit ose të errëta dhe shkëlqyese. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative