Dy libra të gazetarit amerikan Peter Lucas promovohen në Shqipëri
TIRANË- Gazetari i njohur amerikan Peter Lucas, mbërriti dje në Tiranë, për të promovuar dy libra mbi Shqipërinë
TIRANË- Gazetari i njohur amerikan Peter Lucas, mbërriti dje në Tiranë, për të promovuar dy libra mbi Shqipërinë. Ai ka punuar për gazetat prestigjioze amerikane Boston Herald dhe Boston Globe, si gazetar politik dhe editorialist duke mbuluar ngjarje dhe momente të rëndësishme. Programi ynë, shprehet drejtori i shtëpisë botuese " Bota Shqiptare", regjisori Kujtim Gjonaj, "është promovimi i 2 librave të Peter Lucas, me titull “Misioni Amerikan në Shqipëri” dhe "Rrumpalla". Të dy këta libra, sipas tij, flasin kryesisht për problemet shqiptare. Promovimi i 2 librave do të bëhet në prani të gazetarëve, shkrimtarëve, artistëve dhe kineastëve. Peter Lucas ka qenë mbi njëzet herë në Shqipëri dhe ka vizituar pothuajse pjesën më të madhe të vendit, duke u takuar jo vetëm me njerëz të thjeshtë, por dhe me personalitete të njohura të fushës së politikës, gazetarë dhe artistë dhe këto përshtypje i ka botuar në disa prej gazetave të njohura në SHBA.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj