Faqja e Pare | Kulture | Prishtina mbledh studiuesit për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

Prishtina mbledh studiuesit për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

TIRANË- Në Prishtinë pritet të mbahet një konferencë shkencore kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, organizuar nga Akademia

 

TIRANË- Në Prishtinë pritet të mbahet një konferencë shkencore kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve dhe nga Instituti i Historisë të Kosovës. Në konferencën shkencore “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881”, që do të mbahet më 10 e 11 qershor, do të marrin pjesë studiues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, shtetet e Evropës Qendrore, si edhe nga bota arabe. Ata do të kontribuojnë për ndriçimin e përgjithshëm të rolit që ka luajtur Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Jubileu i 130-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të shënohet në Kosovë me shumë veprimtari, përfshi edhe një koncert të Filarmonisë dhe Operas së Kosovës, që do të mbahet në kryeqytet më 9 qershor. Në program,   vepra të kompozitorëve shqiptarë, në kuadër edhe të manifestimeve të tjera të muajit të kulturës Shqipëri-Kosovë. Shumë nga veprimtaritë do të mbahen në qytetin e Lidhjes Shqiptare - Prizren, si dhe në qytete të tjera të Kosovës. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
3.50
Powered by ANA Creative