Faqja e Pare | Kulture | Silva Agostini prezanton instalacionin me video "Pengesat"

Silva Agostini prezanton instalacionin me video "Pengesat"

Germezoni: Decrease font Enlarge font

 

Silva Agostini jeton prej disa vitesh në qytetin e Berlinit, ku dhe ka kryer studimet në Akademinë e Arteve të Bukura. Adresa, schönhauser alle 161 në Berlin, galeria TÄT. Në vend të derës një perde e zezë. Për të hyrë brenda perdja duhet shtyrë mënjanë. Mbasi e bën këtë hyn në një dhomë të errët. Në të dy burime drite dhe një zhurmë. Burimet e dritës janë dy ekrane të vendosura paralelisht, por në distancë të ndryshme nga hyrja. Ekranet japin imazhet e dy videove. Ky është instalacioni me video i Silva Agostinit "Obstacle"- Pengesat. Videot? Njëra tregon lëvizjen paralele të vëzhguesit përballë një muri. Muri është gri, me tulla çimentoje gri. Vëzhguesi ndodhet aq afër murit saqë pamja që sheh është kryesisht mur. Vetëm një pjesë e vogël jep mundësinë të dallosh majat e asaj çka ndodhet pas murit. Prapa murit ka jetë, ka shtëpi, ka pemë, ka dhe një mal. Vëzhguesi do të donte të shihte më tepër, por muri nuk e lejon. Ai e pengon. Video tjetër tregon një rrugë me perspektivë. Në mes të rrugës figura e vogël e një djali që tërheq një karrocë, duket si një milingonë e ngarkuar. Djali lëviz, por nuk zhvendoset. Sepse pas disa sekuencave ai rikthehet sërish në pozicionin e parë. Julie August, kritike arti që sapo ka parë punimin e Agustinit: "Mua më pëlqen shumë si është bërë prezantimi në këtë dhomë, me dy ekranet që ndodhen në distancë nga njëri tjetri, duket sikur njeriu hyn diku por nuk mbërrin atje. Këtë përshtypje të lë edhe përmbajtja e filmave, sikur ndodhesh në një korridor për tu futur diku brenda, por nuk e bën këtë. Në njërën anë janë pamjet që krijohen duke lëvizur së bashku me kamerën përgjatë murit, ku muri të krijon bllokadën dhe në ekranin e dytë, djali që tërheq karrocën dhe me ndryshimin e pamjeve kthehet gjithnjë në pikën fillestare. Aty ku filmi pritet, djali që shtyn karrocën kthehet në pozicionin zero dhe njeriu mendon në Sizifin (Sisyphus), në dikë që fillon gjithnjë nga e para. Muri që nuk lejon të shohësh matanë tij, ka diçka bllokuese. Megjithatë e gjithë atmosfera e instalimit është e qetë dhe nuk të krijon depresion megjithëse mund edhe të ndodhte, nëse imazhet do të shiheshin të veçuara. Të njëjtin mendim ndan edhe Olivier Perrier. "Edhe unë mendoj se prezantimi i punimit është i arritur. Dy ekranet e vendosura paralelisht në dy nivele të ndryshme horizontale dhe rrotullimi i vështrimit me 90 gradë. Nga njëra anë një perspektivë e cila të çon në absurdum, dhe ekrani tjetër ku shihet ku shihet muri anash. Grija e tullave prej çementoje të murit në njërin film, kanë të njëjtën gri si ato të reve në filmin tjetër." Komunikimi dhe vështirësitë, pengesat fizike dhe psikike. Dikush nga publiku pyet nga vijnë këto pamje. Nga Shqipëria. A është kjo e rëndësishme? Autorja vetë mendon se në njëfarë mënyre ka rëndësi ku janë xhiruar videot e instalacionit të saj "Obstacle". 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative