Si mbrohen fëmijët nga vaksinimi, rreziku ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve
Lija, shytat, kolla e mire; këto sëmundje dikur të rënda e ndonjëherë vdekjeprurëse tashmë janë një kujtesë për fëmijët e sotëm. Por këto sëmundjet ngjitëse po kthehen përsëri në Shtetet e Bashkuara. Dhe fëmijët amerikanë janë më të pambrojtur sesa mendohej ndaj sëmundjeve të tilla. Në këto përfundime arrin një studim i kryer nga Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve. Shkencëtarët shqyrtuan të dhënat e regjistruara mbi imunizimin e mbi 17 mijë fëmijëve dhe vunë re se 2 në 10 fëmijë nuk kishin bërë një prej dozave të vaksinave të tyre. Kur mjekët shtuan tek kjo listë fëmijët që kishin marrë vaksinën në kohë jo të përshtatshme ose në doza jo të rregullat, doli se 3 në çdo 10 fëmijë ishin të pambrojtur nga sëmundjet infektive. Studimet tregojnë se edhe një ndryshim i vogël në dozën e vaksinës mund të ketë ndikim të madh. Për shembull, fëmijët që shmangin një doze të vaksinës së poliomelitit shpesh nuk kanë imunitet ndaj kësaj sëmundjeje. Ekspertët thonë se prindërit duhet të sigurojnë që fëmijët e tyre t’u nënshtrohen vaksinimit të plotë dhe në kohë, sepse edhe mosbërja në kohë e vaksinës, është njësoj si mosvaksinim. Studimi u botua në revistën amerikane të mjekësisë parandaluese.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj