Filmi rumun “Megatron†fiton çmimin “Palma e artëâ€
Filmi rumun me metrazh të shkurtër "Megatron", me regji të Marian Crisan, fitoi çmimin ''Palma e Artë'' për filmat me metrazh të shkurtër
Filmi rumun me metrazh të shkurtër "Megatron", me regji të Marian Crisan, fitoi çmimin ''Palma e Artë'' për filmat me metrazh të shkurtër në edicionin e 61-të të Festivalit të Kanës. Filmi flet për historinë e një tetëvjeçari i që jeton në një fshat, që me sa duket ndodhet diku pranë Bukureshtit, i cili feston ditëlindjen e tij në një fast food. Filmi u filmua jashtë Bukureshtit dhe tregon për një udhëtim në kryeqytet. Filmi ka dy personazhe: fëmija, Maxim Trinu dhe nëna e tij (e interpretuar nga Gabriela Crisu).
Marian Crisan, 31-vjeç, mori pjesë për të parën herë në Festivalin e Filmit në Kanë: ''Jam i mahnitur. Nuk di se çfarë të them. Është një surprizë e madhe për mua. Dua të falënderoj jurinë dhe të gjithë të pranishmit'', deklaroi regjisori rumun. "Megatron" është filmi i tretë i Crisanit me metrazh të shkurtër, por deri tani nuk ka bërë asnjë film me metrazh të gjatë, shkruan e përditshmja "Adevarul" . Filmi i tij i parë me metrazh të shkurtër, "The Amateur", mori pjesë në festivalin e Filmit Dakino në Rumani. Marian Crisan drejtoi gjithashtu disa video muzikore. "Megatron" do të shfaqet për herë të parë në Rumani me rastin e Festivalit të Filmit të Transilvanisë (TIFF) në Cluj-Napoca, në fillim të muajit qershor.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj