Festivali i Kanws, Italia merr dy çmime me filmat “Gomorra” dhe “Il Divo”
Italia mori dy çmime në Festivalin e Kanës, siç nuk kishte ndodhur prej kohësh: çmimin "Grand Prix" e mori filmi "Gomorra" me regjinë e Matteo Garrones, ndërsa çmimin e jurisë e mori filmi "Il divo" me regjinë e Paolo Sorrentinos. Çmimin "Palma e Artë" e mori "Entre les murs" me regjinë e Laurent Cantet, një film ku pasqyrohet realiteti i hidhur në një shkollë të mesme në Paris. "Gomorra" bazohet në librin best seller të Roberto Savianos, ku flitet për aktivitetin e Kamorrës në Napoli, për të cilin autori ka marrë disa kërcënime dhe është detyruar të jetojë dy vitet e fundit nën mbrojtjen e policisë. Çmimin për aktorin më të mirë e mori Benicio del Toro, i cili luajti rolin e Ernesto "Che" Guevara në filmin epik "Che", me regjinë e Steven Soderbergh.
Aktorja më e mirë u shpall Sandra Corveloni, e cila interpretoi rolin e një nëne të lodhur nga puna në historinë dramatike braziliane "Linha de Passe", e xhiruar në periferi të San Paolos.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj