Shpenzoni shumë? Mos u mërzisni, e keni në gen!
Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi, se nëse një njeri shpenzon shumë për dhurata apo për ti dhënë para të tjerëve, është sepse ashtu e ka të ndërtuar kodin e tij gjenetik
Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi, se nëse një njeri shpenzon shumë për dhurata apo për ti dhënë para të tjerëve, është sepse ashtu e ka të ndërtuar kodin e tij gjenetik.
Një studim i bërë tregon se bujaria është pjesë gjenetike, e përbërjes së njeriut. Njerëzit të cilët kanë në trupin e tyre ‘genin e bujarisë’, e japin paranë e tyre për tjetrin 50% më shumë se sa ata që nuk e kanë këtë gen. Përfundimi erdhi pasi shkencëtarët kërkonin kërkonin bazat e altruizmit – njerëz që kërkojnë të jenë bujar me të tjerët, më shumë se sa të fitojnë për vete. Pse njerëzit zgjedhin të japin para të tjerëve dhe nuk i mbajnë për vete? – Është një pyetje që ka shqetësuar prej vitesh biologët. Shkencëtarët bënë një lojë të quajtur ‘diktatori’, në mënyrë që të testonin ‘tendencën altruiste’, nëse ajo ishte pjesë e genit të një njeriu. Ata zgjodhën 203 studentë, dhe i dhanë secilit 6$, të cilat mund ti mbanin për vete ose t’ua jepnin lojtarëve të tjerë.
Asnjëri nga lojtarët nuk e dinte përse ju dhanë ato dollarë, dhe pse duhet të përdoreshin.
Rezultoi se ata njerëz të cilët kishin genin AVPR1a, në 50% të rasteve tentonin ti jepnin të tjerëve paratë e tyre. Deri më sot, besohej se bujaria e një personi varej nga kultura ose nga kushtet e tij ekonomike. Por studimi nxori se geni AVPR1a ishte ai që nxiste bujarinë te njerëzit. Ky zbulim i botuar në revistën ‘Genet, Truri dhe Sjellja’, tregon se janë variacionet gjenetike që ndikojnë edhe në këtë aspekt. Dr. Ariel Knafo, autori kryesor i këtij studimi tha se: "Është e para herë që gjendet një lidhje midis ADN-së dhe altruizmit ose bujarisë". "Është një zbulim shumë i madh. Shpesh keni dëgjuar se njerëzit janë bujarë nga natyra. Tani u vërtetua që kjo është e koduar në genin e tyre".



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj