Materiali vjen jo vetëm nga radiotelevizionet, por edhe nga agjenci lajmesh të 43 mediave
Këtu bën pjesë Kryqi i Kuq, Mjekë pa kufi, dhe Kombet e Bashkuara. Emanual Hungreker është kameraman dhe teknik në televizionin United Nation. Ai sheh i përqendruar të gjashtë ekranet në dhomën e regjisë së televizionit të OKB-së. Po qe se aty del një pamje që i intereson ai dueht të reagojë shpejt dhe ta fusë në bankën e tij të të dhënave. "Unë e kam gjithmonë parasysh ekranin, i cili është lidhur me satelitët. Përmes tij dërgojnë imazhet të gjithë partnerët. Menjëherë sapo lidhen me ne përmes një sinjali të caktuar fillon transmetimi. Unë filloj menjëherë regjistrimin e materialit, i cili zgjat katër ose pesë minuta."
Materiali filmik futet pas kësaj në qendrën e kontrollit të Unionit Evropian. Në tavolina të gjata janë të ulur para kompjuterit punonjës që telefonojnë, spekulojnë, gjestikulojnë, shohin orën qendrore evropiane UTC të Londrës, ku jepen orët e transmetimit në vendet përkatëse. 24 orë shkëmbim lajmesh në shtatë ditë të javës, transmetim live të të gjitha evenimenteve politike të rëndësishme dhe ngjarjeve me interes ky është angazhimi i përditshëm i EBU-s. Shtohen këtu edhe 20.000 orë transmetimi live, sepse përmes kësaj organizate radiotelevizionet marrin të drejta të përbashkëta transmentimi. Në sektorin e radios 805 e shkëmbimit të muzikës së vendeve anëtare bëhet përmes unionit evropian. Një nga detyrat e saj është edhe angazhimi për lirinë e shtypit dhe të mendimit. Vlera këto, të cilat nuk zbatohen nga të gjitha vendet anëtare të saj. Për këtë arsye për EBU është mjaft i rëndësishëm zhvillimi dhe ruajtja e dialogut me vendet ku kontrollin e mediave e kanë në dorë regjimi.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj