Faqja e Pare | Kulture | “Unë dua të jetoj” - Mbi rrymat refugjate për në Evropë

“Unë dua të jetoj” - Mbi rrymat refugjate për në Evropë

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Është një udhëtim me rrezik koke. Dhe ai nuk përfundon gjithë mirë. Megjithatë mijëra afrikanë nuk pushojnë së provuari që të arrijnë ilegalisht në Evropë.Ata paguajnë shumë të mëdha në grupet e kontrabandistëve me njerëz. Edhe pse rrezikojnë jetën e tyre shpresa për të arritur në Evropë është më e madhe se frika. Karl Hoffmann mbi gjendjen në ishullin Lampeduza.

 

Është një udhëtim me rrezik koke. Dhe ai nuk përfundon gjithë mirë. Megjithatë mijëra afrikanë nuk pushojnë së provuari që të arrijnë ilegalisht në Evropë.

Ata paguajnë shumë të mëdha në grupet e kontrabandistëve me njerëz. Edhe pse rrezikojnë jetën e tyre shpresa për të arritur në Evropë është më e madhe se frika. Karl Hoffmann mbi gjendjen në ishullin Lampeduza.

Çdo ditë helikopterët ngrihen dhe fluturojnë në drejtim të jugut atje ku arrijnë anijet me refugjatë. Dhe përkundër këtyre aktiviteteve shpesh edhe anije të mëdha ja dalin që të depërtojnë përmes rrjetit vëzhgues të Flotës së NATO- s dhe rojeve bregdetare italiane e libiane.

Fundjavën e fundit drejt e në portin e vogël të Lampeduzës arriti një peshkarexhë e madhe me rreth 400 njerëz, iu shmang edhe një anije të shpejtë të rojeve bregdetare dhe lëshoi pasagjerët në tokë. Rojet e kufirit ishin plotësisht të befasuar ndërsa të sapoardhurit të gëzuar dhe mirënjohës për udhëtimin e suksesshëm.

Për mua është e pranueshme çdo pjesë e Italisë ku unë do të kem mundësinë të jetoj i qetë, sqaron një i ri. Ai ka paguar mbi 1000 dollar për udhëtimin e tij deri në Itali. Që prej se qeveria e re italiane kërcënon me metoda drastike si burgi apo dëbime masive të emigrantëve ilegalë, çmimet për udhëtimet ilegale janë dyfishuar dhe trefishuar. Kontrabandistët kërkojnë deri në 2000 dollar në bregdetin libian. Mafia e kontrabandistëve me njerëz me siguri planifikon që të nis edhe disa anije të mëdha në drejtim të Italisë. Ata synojnë që të mbipopullojnë kampet e pritjes dhe të detyrojnë autoritetet italiane që të lënë të lirë refugjatët që të vazhdojnë pa pengesa rrugëtimin e tyre. Bile thuhet që ata duan të provokojnë edhe revolta në kampet e stërmbushura italiane.

Që tani kampi i pritjes në Lampeduzë me rreth 800 njerëz ka kaluar kapacitetet e tij. Por ishulli jugor i Italisë nuk është më caku i vetëm i refugjatëve me anije. Gjithnjë e më shpesh imigrantët nga Afrika, prej Algjerisë arrijnë në ishujt Sardinia të Detit Mesdhe. Sigurimi i bregdetit të këtij ishulli të madh është më i vështirë sesa vëzhgimi i Ishulli italian Lampeduza

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative