Faqja e Pare | Kulture | Ceremonia e 43-të vjetore e çmimeve të muzikës Kantri

Ceremonia e 43-të vjetore e çmimeve të muzikës Kantri

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Kenny Chesney fiton për të katërtën herë radhazi çmimin “Argëtuesi i vitit” në ceremoninë e 43-të vjetore të akademisë së muzikës Kantri. Me këtë çmim, Chesney barazohet me Garth Brooks

 

Kenny Chesney fiton për të katërtën herë radhazi çmimin “Argëtuesi i vitit” në ceremoninë e 43-të vjetore të akademisë së muzikës Kantri. Me këtë çmim, Chesney barazohet me Garth Brooks dhe është një çmim mbrapa grupit legjendar të muzikës Kantri, "Alabama", i cili ka fituar pesë çmime të para radhazi. Chesney e fitoi çmimin e parë nëpërmjet votimeve në Internet, hera e parë që fituesit nuk u përcaktuan nga anëtarët e akademisë. Chesney tha se nuk ishte dakord me këtë mënyrë votimi pasi ajo është një farë mase shprehje e mungesës së respektit për artistët.  Ai tha se amatorët e muzikës duhet të përfshihen në procesin e zgjedhjes së fituesve, por jo duke shtypur butona në Internet. Brad Paisley mori çmimin si këngëtari më i mirë për të dytën herë radhazi.  Carrie Underwood fitoi çmimin këngëtarja më e mirë, edhe ajo për të dytën herë radhazi.

Ceremonia e 43-të vjetore e çmimeve të muzikës Kantri u mbajt në Las Vegas të shtetit perëndimor amerikan të Nevadës. 
 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative