Faqja e Pare | Kulture | Qerimaj dhe Zajmi pushtojnë Galerinë, “aperitiv” me violinë dhe pikturë

Qerimaj dhe Zajmi pushtojnë Galerinë, “aperitiv” me violinë dhe pikturë

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

"Aperitiv ", një mbrëmje që organizohet të mërkurën e çdo muaji për komunitetin artistik, në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, në Tiranë do të ketë këtë herë muzikë nga mjeshtri i violinës

 

"Aperitiv ", një mbrëmje që organizohet të mërkurën e çdo muaji për komunitetin artistik, në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, në Tiranë do të ketë  këtë herë muzikë nga mjeshtri i violinës shqiptare Ethem Qerimaj. Ndërkohë pjesëmarrësit do të mund të shijojnë vizatimet e famshme të Bujar Zajmit, punime të cilat paraqesin portrete të jetës shqiptare. E gjithë krijimtaria  artistike e Bujar Zajmit mbështetet në subjektet e jetës së përditshme shqiptare, përfshi dhe atë kosovare e pasqyruar me mjaft shije dhe nën tisin abstrakto-gjeometrik. Thelbësorja në veprën e tij është pasqyrimi i njeriut në situata të ndryshme jetësore dhe konkrete. Muzika e kësaj mbrëmjeje është aranxhuar nga muzikanti i njohur Pjetër Guralumi, pjesë e shoqatës "Miqtë e Muzikës". "Miqtë Specialë", ("Special Friends") të Galerisë Kombëtare të Arteve, janë krijuar në vitin 2004. Qëllimi i këtij grupimi është të kontribuojnë në aktivitetin dhe imazhin e Galerisë Kombëtare të Arteve, duke sponsorizuar për zhvillimin e eventeve artistike dhe të edukimit, për të kënaqur publikun artdashës. "Aperitiv" është një prej eventeve të "Miqve Specialë" të GKA-së, i cili rrit kënaqësinë e shikimit të artit, duke përfshirë eksperiencat e tjera të multimedias. Në edicionet e kaluara, janë përfshirë interpretime muzikore, lexim poezish, deri edhe aranxhim lulesh.  

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative