Faqja e Pare | Kulture | “Allegreto Albania” “ngujim” në Teatrin Kombëtar

“Allegreto Albania” “ngujim” në Teatrin Kombëtar

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

TIRANË- Një familje është e ngujuar për gjakmarrje. I zoti i shtëpisë rri i mbyllur bashkë me të shoqen dhe dy fëmijët, sepse njerëzit e viktimës i kanë dërguar fjalë fisit të vrasësit

 

TIRANË- Një familje është e ngujuar për gjakmarrje. I zoti i shtëpisë rri i mbyllur bashkë me të shoqen dhe dy fëmijët, sepse njerëzit e viktimës i kanë dërguar fjalë fisit të vrasësit se do e marrin hakun te më i miri. I zoti i shtëpisë i ka bërë apel vetes, se kush mund të ishte më i miri dhe pas shumë dyshimesh i ka rezultuar vetja.

E gjitha kjo ndodh kur jashtë shtëpisë, në qytet, ka nisur stina koncertore “Allegretto Albania”... dhe që jepet në komedinë me të njëjtin titull (Allegretto Albania “), një premierë që do të shfaqet nga enjtja në të dielën e kësaj jave,  në sallën “Kadri Roshi” në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Fituese e çmimit të parë në konkursin kombëtar të dramaturgjisë 2007, ajo ka si autor Stefan Çapalikun dhe regjisor Altin Bashën, ndërkohë që rolin kryesor e interpreton Mirush Kabashi.

Të tjerë personazhe të komedisë hyjnë dhe dalin në këtë shtëpi, si misionarë shoqatash bamirësie dhe sjellin ndihma. Rastësisht ata sjellin brenda në shtëpi edhe disa vegla të orkestrës “Allegreto Albania”. Ndërkaq vrasësi i vërtetë është i lirë. Të ngujuarit e shohin atë në televizor duke u kthyer nga misioni paqeruajtes në Irak. Në fund është vrasësi, ai që propozon edhe zgjidhjen: një plan arratie për në Greqi. 

Personazhet

Babai-kritik muzike – Mirush Kabashi

Nëna-shtëpiake –   Olta Dako

Djali i madh – Gazmend Paja

Djali i vogël –  Xheni Faja

Pajtimja-   kryetare e shoqatës së pajtimeve dhe spikere televizioni –

Klea Rondo  - Mësuesi-vullnetar i shoqatës së pajtimeve të gjaqeve –

Satedini- ish vrasës - Vasian Lami 

Stefan Çapaliku është autor i veprave dramatike: “Ftesë për darkë”, “Kulla e Babelit”, Utopos”, “Metamorfoza”, ”Këpucët”, ”Tri këngë dashurie”, ”Ballkan ekspres”. ”I’m from Albania”. ”Mbaje derën hapur”. ”Një ëngjëll në katin e njëmbëdhjetë”. ”Minuta e fundit”, ”Putargat e thata”, ”Allegretto Albania”, ”E dashura ime pata”, si dhe i disa librave me poezi, prozë, ese. Përveçse në të gjitha teatrot e vendit tonë, pjesët e tij janë shfaqur edhe në Itali, Francë, Rumani, Serbi, Maqedoni, Mali i Zi e Kosovë. Ai ka fituar tre herë çmime kombëtare si autori më i mirë dramatik në vitin 1995, 2003 dhe 2007.  Çapaliku është i nominuar në vitin 2008 për çmimin “Europa” për inovacione teatrore.

Altin Basha , është regjisor dhe pedagog i mjeshtrisë së aktorit në Akademinë e Arteve. Ai është i njohur për publikun shqiptar dhe të huaj për frymën eksperimentale, kërkimet teatrore dhe estetikën alternative të shprehur jo vetëm në vënien në skenë të autorëve klasikë dhe veçanërisht Shekspirit me “Shtrëngata”, “Ëndrra e një nate vere”, “Nata e dymbëdhjetë” etj, por edhe në produksionet e dramaturgjisë moderne të autorëve të tillë si Majakovski “Banja”, Beket “Keq e më keq”, Kadare “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” etj. Ai është njëkohësisht edhe autor i disa dramatizimeve dhe kolazheve dramatike origjinale. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative