Romela Begaj do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike Pekin 2008
21 vjeçarja Begaj u shpall Kampione Evrope në peshëngritje në kategorinë e të rriturve, që u zhvillua në Ligniano të Italisë (14-21 prill). Në këtë
21 vjeçarja Begaj u shpall Kampione Evrope në peshëngritje në kategorinë e të rriturve, që u zhvillua në Ligniano të Italisë (14-21 prill). Në këtë kampionat ajo ngriti 101 kg në stilin e shkëputjes, duke vendosur edhe një rekord kombëtar, por duke zënë edhe një vend me normë të kualifikuar në Lojrat Olimpike “Pekin 2008”.
Kampionia shqiptare ngriti në stilin e shtytjes 111 kg dhe me 212 kg zuri vendin e dytë në dygarësh, duke siguruar edhe një medalje argjendi dhe duke vendosur Shqipërinë në librin e artë të Kampionatit Europian. 21-vjeçarja Begaj, është edhe ikona e re e shtangës shqiptare.
Kjo është shuma që do të marrë çdo gjyqtar për një ndeshje në Kampionatin Europian në fazën e grupeve. Në gjysmëfinale e në finale, gjyqtarët do të marrin më shumë. 12 gjyqtarë dhe 24 asistentë janë prej kohësh të përzgjedhur për të gjykuar 31 ndeshjet e Euro 2004. Asistentët do të shpërblehen me 5500 euro, ndërsa gjyqtari i katërt do të fitojë për çdo ndeshje 4 mijë euro. Ndimësgjyqtarët rezervë do të paguhen 3000 euro.
Federata Shqiptare e Çiklizmit (FSHÇ), bëri të ditur se kampionati individual për të rinj dhe të rritur do të zhvillohet në Korçë, nga data 26-28 qershor. Fillimisht do të zhvillohet etapa Korçë-Bilisht-Korçë, me kronometër individual: 26 qershor, 24 km, për të rinj dhe 32 km, për të rritur. Ndërsa etapa Kapshticë-Ersekë-Korçë, e rezistencës, do të organizohet më 27 qershor: 120 km, për të rinj dhe më 28 qershor në Korçë-Leskovik- Korçë 150 km, për të rritur. Ndërkohë ekipi Kombëtar i Çiklizmit do të marrë pjesë në turin e 45-të të Rumanisë, i cili fillon më 7 qershor dhe përfundon më 15 qershor.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj