Faqja e Pare | Sport | Nga Bota | Fabio Cannavaro operohet me sukses

Fabio Cannavaro operohet me sukses

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Barcelona luan menjëherë kartën e Cristiano Ronaldos,UEFA e pa kënaqur nga arritjet e Polonisë dhe Ukrainës Van Basten: Largimi i Canvaros është një e mirë më shum për ne

 Barcelona luan menjëherë kartën e Cristiano Ronaldos

Klimë elektorale në shtëpinë e barcelonës, me kandidat Sandro Rosell, i cili luan menjëherë kartën e Cristiano Ronaldos për të marrë vendimin e Juan Laporta. Situata e shoqërisë së klubit është tensionuar nga zgjedhjet e fundit. Sipas “Marca”, Roselli duhet të futet në tratativa mes Real dhe portugezit dhe do të ketë në dorë edhe disa letra të tjera për të luajtur.

 

UEFA e pa kënaqur nga arritjet e Polonisë dhe Ukrainës

Kur duhen edhe 4 vjet nga kompeticioni tjetër, struktura më e lartë e futbollit europian nuk është e kënaqur nga arritjet e Polonisë dhe Ukrainës, vende që kanë marrë përsipër organizimin e europianit të radhës. UEFA mendon të marrë një vendim radikal për sa i përket vendeve organizatore të Euro 2012. Sipas agjensisë gjermane të lajmeve “DPA”, UEFA po mendon t,ia caktojë një tjetër vendi organizimin e Euro 2012.

 

Fabio Cannavaro  operohet me sukses

Kapiteni dhe mbrojtesi i ekipit te Italise, Fabio Cannavaro,ka pësuar dëmtim në kaviljen e majtë dje teksa  stërvitej në stadiumin “Admira Wacher” në Vjenë të Austrisë. Kapiteni është dëmtuar gjatë stërvitjes së parë të Italisë për Kampionatin Europian. Në vend të Canavaros do të luajë Gamberini.   I demtuar ne ligamentet e kaviljes se majte, eshte operuar me sukses te merkuren paradite, beri te ditur drejtuesi i sherbimit mjekësor te Euro-2008 (7-29 qershor), Christian Gäbler. Ky i fundit e kreu operacionin nen shoqerine e specialistit italian, Andrea Ferretti, ne nje spital privat te kryeqytetit austriak. Cannavaro, i cili pavaresisht se eshte i padisponueshem, do te qendroje me ekipin kombetar te Italise ne Baden. Lojtari i Real Madrid, 34 vjeç, u demtua gjate stervitjes pas perplasjes me shokun e ekipit,  Giorgio Chiellini. Ne vend te Cannavaro, shiritin e kapitenit te ekipit te Italise do ta mbaje portieri, Gianluigi Buffon. Italia, qe ben pjese ne grupin C te Euro, do te luaje me Holanden me 9 qershor ne Berne, me Rumanine me 13 qershor ne Zurich dhe Francen me 17 qershor po ne Zurich.

 

Van Basten: Largimi i Canvaros është një e mirë më shum për ne

Trajneri i Hollandës, Marko Van Basten është i sigurt se mrojtësi Canavaro do t’i mungojë shumë Italisë gjatë Euro 2008. “Largimi i tij është një e mirë më shum për ne, por është e trishtueshme ta shikosh që të iki, para fillimit të turneut, “tha me diplomaci tekniku “tulipan”, përfundio Van Basten.

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative