Faqja e Pare | Sport | Rally Albania nis me spektakël

Rally Albania nis me spektakël

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Eshtë padyshim gara më e rëndësishme shqiptare, një eveniment që rrallë mund ta ndeshësh në vendet e tjera ballkanike. Rally Albania

Eshtë padyshim gara më e rëndësishme shqiptare, një eveniment që rrallë mund ta ndeshësh në vendet e tjera ballkanike. Rally Albania do të nisë  garën e qershorit, më e madhja në historinë e këtij sporti të ri të Shqipërisë. Në Parc Ferme, që këtë herë ka qenë në Sheshin “Skënderbej”, janë grumbulluar 50 makina dhe 50 motorrë. “Do të jetë një garë ndryshe nga herët e tjera, sepse për herë të parë do të përfshijë Shqipërinë dhe Kosovën”, tha Julinda Dhame, një prej organizatoreve të garës. “Ne jemi dy shtete, por duhet ta pranojmë se jemi një komb dhe ky është qëllimi që shkojmë edhe në Kosovë”, thotë më tej ajo. Një garë e “Rally Albania” nis gjithnjë e më ndryshe. Dje, në sheshin kryesor të kryeqytetit, pilotët janë bashkuar nën tingujt e muzikës të pijeve, ndërsa kureshtarët kishin mbushur pjesën anës rrugës. Kuriozë për makinat, për ata që garonin apo për vajzat që ishin pjesë e spektaklit që ofron një garë e tillë. “Duket si startet e Formula 1”, thoshte një prej të apasionuarve të kësaj gare teksa shihte makinat e frikshme që kontrolloheshin. Nisja e makinave për në Bovillë, që do të shënojë edhe pikën e startit për etapën e parë. Më pas, vijohet me garimin rrugë pa rrugë deri në Velipojë, një etapë që përfshin terrenin malor dhe atë ranor bashkë. Do të kalohet më pas në Prishtinë. Duket një etapë e zakonshme, por rëndësia qëndron në faktin se përfshin për herë të parë shtetin më të ri në botë. Më pas, etapa e tretë deri në Prizren, derisa hyhet tek “pjesa serioze” e garës së qershorit.

 “Etapa më e vështirë është e katërta, ajo që nis nga Prizreni”, thotë kryekomisari Edvin Kasimati. “Ajo do të kalojë në segmentin e rrugës së re që po ndërtohet, nga Kalimashi në Rreps, ku në fund do të bëhet edhe një ceremoni për ndarjen e çmimeve”, sqaron ai.

Një makinë ka dalë jashtë rruge gjatë garës së “Rally Albania”. Ka dalë nga rruga, duke shkatuar vetëm dëme materiale. Piloti i makinës garuese 533 Genci Turja është tërhequr nga gara

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
2.00
Powered by ANA Creative