Faqja e Pare | Sport | Xhanluka Zambrota është përfundimisht futbollist i Milanit

Xhanluka Zambrota është përfundimisht futbollist i Milanit

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Ai ka lënë pas dy vjetësh Barcelonën, duke iu bashkuar kuqezinjve. Ndërkohë një tjetër lojtar që Milani kërkon të marrë nga Barcelona është Samuel Eto. Version multimedial i ketij lajmi. Milani ka përfunduar marrëveshjen

Ai ka lënë pas dy vjetësh Barcelonën, duke iu bashkuar kuqezinjve. Ndërkohë një tjetër lojtar që Milani kërkon të marrë nga Barcelona është Samuel Eto. Version multimedial i ketij lajmi. Milani ka përfunduar marrëveshjen me Barcelonën për të marrë mbrojtësin Xhanluka Zambrota. Ish-futbollisti i Juventusit rikthehet në Itali pas dy vjetësh me fanelën katalanase, ku nuk arriti të fitonte asnjë trofe. 31 vjeçari shënoi 3 gola në 58 ndeshje të luajtura në total në kampionatin spanjoll. Zambrota është blerja e dytë e bujshme e Milanit këtë sezon, pas francezit Matjë Flamini. Zambrota shihet si përforcimi ideal në krahun e majtë, aty ku Milani pati jo pak probleme në sezonin që kaloi. Pas përfundimit të marrëveshjes, administratori Adriano Galiani deklaroi se Milani do të kërkojë të marrë edhe Samuel Eto, kostoja e të cilit vërtitet te 25-30 milionë euro. Pas largimit të trajnerit Frenki Rajkard janë disa futbollistë të Barcelonës që kanë bërë gati valixhet. Ronaldinjo, Eto, Deko apo Xhovani dos Santos, pritet të ndërrojnë skuadër në muajt e verës.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
4.00
Powered by ANA Creative