Faqja e Pare | Sport | Moto GP” Valentino Rosi ka fituar sërish në garën e Italisë

Moto GP” Valentino Rosi ka fituar sërish në garën e Italisë

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Rosi ka triumfuar për herë të shtatë radhazi në Çmimin e Madh të Italisë, duke ruajtur edhe kryesimin e kampionatit botëror. Piloti italian i Jamahas ka dominuar totalisht mbi cirkuitin e Muxhelos, duke mos e vënë për asnjë moment

Rosi ka triumfuar për herë të shtatë radhazi në Çmimin e Madh të Italisë, duke ruajtur edhe kryesimin e kampionatit botëror. Piloti italian i Jamahas ka dominuar totalisht mbi cirkuitin e Muxhelos, duke mos e vënë për asnjë moment në diskutim fitimin e garës. Nën duartrokitjet e tifozëve italianë, ai ka lënë prapa Kejsi Stoner me Dukatin dhe rivalin Dani Pedroza me Hondën. Ndonëse nuk u nis mirë, Rosit iu deshën pak xhiro për të vënë në rresht pilotët e tjerë. Ai u shkëput shumë shpejt për 3 sekonda dhe më pas gara ka qenë thuajse e përfunduar. Edhe pse i dyti, Kejsi Stoner ka bërë një garë të shkëlqyer, duke treguar grintë dhe qëndrueshmëri. Australiani kampion bote luftoi gjatë me Pedrozën dhe në fund vendi i dytë i ka takuar atij. Ndërkohë, një vend i katërt për Aleks De Anxhelis me Hondën e skuadrës Gresini. Menjëherë pas tij janë renditur Kolin Eduards dhe Xhejms Touslend. Pas kësaj gare, Valentino Rosi shkëputet me 12 pikë nga Dani Pedroza. Piloti më i pafat në Muxhelo ka qenë Horge Lorenco braktisi garën pas 7 xhirosh, duke u rrëzuar gjatë një parakalimi. Në fund, piloti spanjoll pranoi se faji kishte qenë i tiji.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative