Faqja e Pare | Sport | Haan: “Nëse do të ishin luajtur dy miqësoret, ato me Arabinë Saudite dhe me Moldavinë,sot do të flisnim ndryshe”

Haan: “Nëse do të ishin luajtur dy miqësoret, ato me Arabinë Saudite dhe me Moldavinë,sot do të flisnim ndryshe”

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Kombëtarja shqiptare është shumë prapa me përgatitjet për të qenë një skuadër e kolauduar në fillim të muajit shtator, kur edhe do të luhen dy ndeshjet

Kombëtarja shqiptare është shumë prapa me përgatitjet për të qenë një skuadër e kolauduar në fillim të muajit shtator, kur edhe do të luhen dy ndeshjet ndaj Suedisë dhe Maltës. Një pohim i tillë vjen direkt nga trajneri i përfaqësueses Ari Han, që në bisedat pas ndeshjes me Poloninë që ka patur me njerëzit e tij, është shprehur jo pak i shqetësuar në lidhje me formën përfundimtare që ai ka ndërmend t’i japë skuadrës. “Duhet të kishim luajtur në mars. Tani unë thuajse do ta kisha përfunduar formacionin ideal. Kam frikë se nuk do të jemi gati për në shtator”, kanë qenë fjalët e trajnerit të përfaqësueses, thënë në prani të njerëzve të Federatës. Në fakt, ka qenë pezullimi i Shqipërisë nga arena ndërkombëtares që ka prishur planet e trajnerit holandez. Edhe pse në pamje të parë duket si një çështje e largët, pasojat e asaj krize janë duke u ndjerë pikërisht në këto momente. “Nëse do të ishin luajtur dy miqësoret, ato me Arabinë Saudite dhe me Moldavinë, sot do të flisnim ndryshe”, tha një burim pranë trajnerit Ari Han. Shqipërisë i mbetet tashmë vetëm një ndeshje miqësore, pas të cilës teknikut do t’i duhet të zgjedhë për formacionin me të cilin do të luajë në ndeshjet e para zyrtare, ato ndaj Suedisë dhe Maltës. Gjithsesi, Han është shprehur i kënaqur për atë ç’ka dhanë lojtarët kuqezinj në takimin kundër Polonisë, ndonëse, siç ka pohuar edhe vetë, skuadra shqiptare ka nevojë për më shumë disiplinë në fushën e lojës theksoi Haan.
Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative