Shqipëria humbet miqësoren me Poloninë
Ari Haan e ka nisur me humbje aventurën e tij të parë nën drejtimin e kombëtares shqiptare, e cila është mundur 1-0 në miqësoren me Poloninë
Ari Haan e ka nisur me humbje aventurën e tij të parë nën drejtimin e kombëtares shqiptare, e cila është mundur 1-0 në miqësoren me Poloninë, Ndeshja ka nisur keq për kombëtaren tonë që në fillim. Në minutën e 3 një pakujdesi në mbrojtjen tonë i ka dhënë mundësi polakëve të kalojnë në avantazh me anë të Zuravski. Disa ndryshime të bërë në fillim e pjesës së dytë bënë që përfaqësuesja jonë të jetë më agresive por pa rezultat.
Polonia fiton 1-0, ashtu si në vitin 2005. Shqipëria e Ari Hanit tregoi shumë pak. Bariç, të paktën ishte më agresiv, fitoi miqësoren e parë me Maltën 3-0. Shqipëria dhe Polonia u përballen sot për të 11-ën herë me njëra- tjetrën. Polakët kanë arritur 6 fitore, Shqipëria 1, ndërkohë që tri ndeshje të tjera janë mbyllur në barazim. Ndeshja e fundit midis dy skuadrave u zhvillua në maj 2005, në Poloni, dhe u fitua nga vendasit me një gol të shënuar që në minutën e parë.
Pothuajse 24 vjet më parë, më 31 tetor 1984, Shqipëria u përball me Poloninë, duke barazuar 2-2 kundër një prej skuadrave më të mira në Evropë, e renditur e treta në botërorin Spanjë ’82. Golit të shënuar në pjesën e parë nga i famshmi Smolarek, kuqezinjtë e Shyqyri Rrelit iu përgjigjën në pjesën e dytë me ata të shënuar nga Bedri Omuri e Agustin Kola. Megjithatë epërsia shqiptare nuk zgjati deri në fund, pasi polakët barazuan 2-2.
Por ndaj Polonisë, me të cilën luajti Shqipëria po luan një miqësore në Gjermani, kuqezinjtë kanë arritur dhe një fitore.
Më 29 nëntor 1953, Shqipëria mposhti 2-0 polakët në "Qemal Stafa", falë golave të shënuar nga Loro Boriçi dhe Refik Resmja.
Që atëherë, kjo do të mbetet fitorja e vetme e Shqipërisë në dhjetë ndeshjet e zhvilluara deri tani, me Poloninë.
Vlereso artikullin



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj