Faqja e Pare | Sport | Albakarta minifootball, kampionati i universiteteve

Albakarta minifootball, kampionati i universiteteve

Germezoni: Decrease font Enlarge font
Kampionati "Albakarta Minifutboll" ka nisur në Tiranë edicionin e tij të katërt, me pjesëmarrjen e studentëve të universiteteve publike dhe jopublike të të gjithë vendit. Në ceremoninë e çeljes së këtij kampionati ishin të pranishëm përfaqësues të lartë të AMC-së, Federatës Shqiptare të Minifutbollit, përfaqësues të universiteteve, si dhe sportdashës të minifutbollit.
"Turneu i minifutbollit për studentët e universiteteve shqiptare është kthyer tashmë në një aktivitet të përhershëm para mbylljes së vitit akademik. Duke sjellë bashkë qindra lojtarë joprofesionistë të minifutbollit në një turne i cili do të shtrihet në 7 qytete të vendit, AMC kërkon të inkurajojë shpirtin e konkurrencës ndërmjet të rinjve, si dhe të nxisë pjesëmarrjen në aktivitete sportive si një mënyrë për të jetuar në mënyrë të shëndetshme", tha z. Yiannis Tsakos, Drejtori i Përgjithshëm i Marketingut të AMC-së gjatë ceremonisë së fillimit të kampionatit. Interesi i të rinjve për tu përfshirë në Kampionatin "Albakarta Minifutboll" ka qenë mjaft i madh këtë vit. Këtë e tregon edhe pjesmarrja e lartë e studentëve, të cilët kanë formuar 112 skuadra të përbëra me nga 7 lojtarë secila. Këto skuadra janë  formuar nga studentët e universiteteve të Tiranës, Durrësit,  Elbasani, Shkodrës, Korçës,Gjirokastrës dhe Vlorës. I gjithë turneu do të ndahet në dy faza kryesore. Faza eliminatore do të zhvillohet në qytetet universitare, ndërsa faza finale do të organizohet nga data 2 deri në 4 qershor në Tiranë. Gjatë fazës finale 8 ekipet më të mira të kryeqytetit do të ndeshen me 8 ekipet më të mira të qyteteve. Finalja e madhe e këtij Kampionati do të zhvillohet në datën 4 qershor në Tiranë, ku AMC do të shpërndajë edhe trofetë për fituesit. Skuadrës fituese do t'i dhurohet një kënd interneti për universitetin që përfaqëson, si dhe nga një çek prej 20 mijë lekësh për secilin lojtar të skuadrës, i cili do të shpenzohet në dyqanet e AMC-së. Ndërsa lojtarëve të skuadrës që do të fitojë vendin e dytë, NIKE do tju dhuroje nga një komplet sportiv.  "Albakarta Minifootball" është kthyer tashmë në një traditë, duke përbërë kështu një kontribut të rëndësishëm që AMC jep për të nxitur kulturën sportive te të rinjtë.
Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative