Faqja e Pare | Sport | Chris Byrd mposhtet nga Shaun George

Chris Byrd mposhtet nga Shaun George

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Shaun George ka shënuar fitoren më të madhe të karrierës së tij duke mposhtur ish-kampionin botëror në kategorinë e rëndë Chris Byrd në një duel të kategorisë gjysmë të rëndë të zhvilluar në Las Vegas

Shaun George ka shënuar fitoren më të madhe të karrierës së tij duke mposhtur ish-kampionin botëror në kategorinë e rëndë Chris Byrd në një duel të kategorisë gjysmë të rëndë të zhvilluar në Las Vegas.
Pavarësisht se nuk ishte një emër i njohur i ringut profesionist si kundërshtari i tij, George dominoi prej fillimit të duelit, ndërsa ish-kampioni dukej fare letargjik në këtë mbrëmje.
Me një goditje të majtë në rundin e nëntë ai së pari hodhi në nokdaun veteranin Chris Byrd, i cili një herë u ngrit në këmbë, por me vazhdimin e ndeshjes George bëri të njejtën gjë duke shënuar fitore me nokaut dhe duke përmirësuar bilancin e tij në ringun profesionist me 17 fitore, 2 humbje dhe 2 barazime. Kjo humbje sipas të gjitha gjasave do të jetë fundi i karrierës për medalistin olimpik të vitit 1992 në kategorinë e mesmë, i cili më vonë si profesionist arriti që të fitojë titullin botëror për kategorinë e rëndë në versionin IBF.
Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative