Faqja e Pare | Sport | Ervin Haxhi, është fitues i etapës së parë Tiranë-Shkodër

Ervin Haxhi, është fitues i etapës së parë Tiranë-Shkodër

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Çiklisti durrsak që stervitet në Itali, është përshëndetur nga një publik i qytetit të Shkodrës. Pas ngritjes së siparit me 20 xhirot në kryeqytet, rrethi i 65-të Çiklistik i Shqipërisë ka startuar me etapën

Çiklisti durrsak që stervitet në Itali, është përshëndetur nga një publik i qytetit të Shkodrës. Pas ngritjes së siparit me 20 xhirot në kryeqytet, rrethi i 65-të Çiklistik i Shqipërisë ka startuar me etapën e parë Tiranë-Shkodër, 100 kilometra e gjatë. 56 çiklistët pjesëmarrës, përfaqësues të 12 ekipeve, ndër të cilat edhe katër nga Gjermania, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, kanë pedaluar nga Tirana për në Shkodër duke zhvilluar një garë interesante. Kryegjyqtari i aktivitetit, Ilmi Gjyzeli, tha , se “përgjithësisht ka qënë një garë me shumë rivalitet duke mos shënuar shkëputje të ndjeshme të çiklistëve pjesëmarrës. Madje, edhe në ato raste kur kishte shkëndija për ndonjë shkeputje, çiklistët kryesues kapeshin menjëherë nga grupi i madh i çiklistëve”. Pedalimi në etapën e parë Tiranë-Shkodër është bërë në kushte shumë më të mira dhe kjo falë masave shumë të mira që ishin marrë nga ana e policisë rrugore. Momenti më emocionues ka qënë finishi i kësaj gare, i cili ka përcaktuar edhe fituesit e etapës së parë Tiranë-Shkodër. Sportdashësit e shumtë shkodranë kanë duartrokitur çiklistin durrsak Ervin Haxhi, i cili ka kaluar i pari vijën e mbërritjes me kohën dy orë, 31 minuta e 50 sekonda. Menjeherë pas tij kanë mbërritur me nga një sekonde më tepër, Besmir Banushi i Flamurtarit dhe Paljon Zarka i Apolonisë. Në përfundim të etapës së parë Tiranë-Shkodër, është zhvilluar edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve, ku fituesit të etapës Ervin Haxhi ia ka dorëzuar kupën përfaqësuesi i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar,  Fidel Ylli, njëkohësisht edhe kryetar i delegacionit shqiptar në Lojrat Olimpike “Pekin 2008”, ndërkohë qe diplomat për vendin e dytë dhe të tretë i dorëzuan shefi i klubt Vllaznia, Gëzim Mema dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skender Anxhaku.Ky rreth jubilar do te vazhdoje perseri ne qytete te tjera te Shqiperise, nga ku do te shpallen edhe ciklistet me te mire. Etapa e radhes do te jete Shkoder-Burrel, e gjate 105 km.
Ka lindur në Durrës dhe sa here që i jepet mundësia është i lumtur të kthehet përsëri atje. Karriera e tij filloj thuajse rastësisht si spektator në një gare çiklizmi për fëmijë. Ervini e kupton se duhej ta provonte dhe ai, e ndjen se kishte diçka për t’i dhënë këtij sporti se mund të bëhej dikush nëpërmjet tij. Kështu, vetëm 11 vjeç, ai fiton kupën e pare në çiklizëm për të rinj.
Nuk kalon shume dhe firmos kontratën e tij të parë si stazhist me presidentin e klubit “Amore & Vita McDonald”, Ivano Fanini. Kështu fillon karriera e tij mes profesionistëve. Fiton shume çmime si fryt i një stërvitjeje të gjatë, dhe një disipline të egër. Fati deshi për Ervinin gjashtë vjet vetëm fitore, megjithatë nuk kanë munguar dhe incidente në karrierën e tij.Që nga momenti që ka filluar të garojë zyrtarisht, Haxhi ka njohur arritje pas arritjesh.
 “Në moshën 14 vjeç, kam dale tre here i pari dhe pese here i dyti, - ka sqaruar Haxhi. - Në moshën 15 vjeç dy here i pari, një herë i dyti dhe shtatë herë i treti: në moshën 16 vjeç fiton një garë dhe katër herë i dyti.”
 “Në moshën 17 vjeç fiton një garë, tre herë i dyti katër herë i treti, ndërsa në moshën 17 vjeç, ka fituar gjashtë gara, ka dalë katër herë i dyti dhe tre herë i treti.
Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative