Partizani, kundër Dinamos ndeshja e 1500 në kampionate
Partizani synon të fitojë titullin e 16-të në ndeshjen e tij të 1500-të në 60-të kampionate ku ka marrë pjesë qysh nga viti 1947. Për të apasonuarit e statistikave, kundër Dinamos
Partizani synon të fitojë titullin e 16-të në ndeshjen e tij të 1500-të në 60-të kampionate ku ka marrë pjesë qysh nga viti 1947. Për të apasonuarit e statistikave, kundër Dinamos, rrumbllakos shifrën 1500 për të kuqtë. Një shifër e bukur dhe kuptimplote për skuadrën më të dashur në Shqipëri, që e nisi aventurën e saj në vitin 1947, që përkon edhe me kampionatin e 10-të në Shqipëri. Kështu, duke llogaritur edhe 32 ndeshjet e këtij sezoni, Partizani, fitues i 15 kampionateve ka zhvilluar deri tani 1499 ndeshje. Bilanci është pozitiv i dukshëm: 811 fitore, 394 barazime dhe 294 humbje. Golaverazhi: 2710 gola të shënuar, 1235 gola të pësuar. +1475 diferenca e golave. Në kampionatin e 61-të, renditet e fundit dhe zbret në kategorinë e dytë, ku luan në sezonin 2000-2001, ku dhe u shpall kampion i Kategorisë së Dytë
Vlereso artikullin



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj