Faqja e Pare | Sport | Sot është “dita e së vërtetës” për futbollin shqiptar

Sot është “dita e së vërtetës” për futbollin shqiptar

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, i ka të gjitha shanset të vendosë një rekord unikal, përsa i përket trofeve si trajner dy skuadra të superligës në drejtimin e tij, dy tituj kampionë. Daja në sezonin 2005-2006, udhëhoqi Elbasanin në fitimin e titullit

Sot është “dita e së vërtetës”
për futbollin shqiptar
Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, i ka të gjitha shanset të vendosë një rekord unikal, përsa i përket trofeve si trajner : dy skuadra të superligës në drejtimin e tij, dy tituj kampionë. Daja në sezonin 2005-2006, udhëhoqi Elbasanin në fitimin e titullit kampion dhe duket se tashmë i ka të gjitha gjasat ta përsërisë atë me Dinamon gjatë këtij edicioni, edhe pse e mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Agim Canajt. "Është një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës sime, por jo të jetës sime", është shprehur për mediat trajneri i bluve Daja. Dinamo fitoi 3-0 në Shkodër me Vllaznisë, por trajneri u tregua i pakënaqur nga forma e ekipit, sidomos në pjesën e parë. Daja shton se, “Vlerat tona të vërteta do t’i tregojmë në ndeshjen e fundit kundër Partizanit”. Ndërsa tekniku i Partizanit, Hasan Lika, e ndjen se është shumë pranë fitimit të titullit të parë si trajner. Gjithsesi ish-trajneri i Teutës, tregohet i matur në deklarimet e tij. “Natyrisht që do të bëjmë maksimumin. Është një ndeshje që dëshirojmë ta fitojmë e të shpallemi kampionë”. Lika beson në lojtarin e 12-të, tifozerinë e jashtëzakonshme të kuqe. “Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, ata janë një faktor i rëndësishëm. Do të na ndihmojnë shumë”. Trajneri, që e ka shijuar trofeun e fundit të Partizanit, në rolin e ndihmësit të Sulejman Starovës në sezonin 1992-1993, shton se, “Do të jetë një titull që më shumë se kushdo tjetër do t’i përkasë familjes së Partizanit dhe për këtë arsye duhet ta fitojmë patjetër”.     Dinamo kryeson me dy pikë më shumë dhe përveç faktit që ndodhet në krye, blutë e kanë eliminuar Partizanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.
 Nëse Partizani do të fitojë titullin, atëherë do të barazohet me trofe me Dinamon, nga 16, kur rekordin për kampionate të fituara e mban Tirana me 23 të tilla.
Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
1.00
Powered by ANA Creative