Gazeta Zeri i Popullit - Organ i Partise Socialise: Mjaft dhe sindikalistët: Ndryshoni ligjin për pensionet Mjaft dhe sindikalistët: Ndryshoni ligjin për pensionet ====================================================NuLLeD by x-MoBiLe T.E.A.M================= ==== Gert Pasmaciu on 07 May, 2008 02:24:00 Tiranë- Drejtues të Konfederatës së Sindikatave Shqiptare, aktivistë të Lëvizjes Mjaft! dhe përfaqësues të sindikatave të tjera në vend, zhvilluan dje një tryezë të rrumbullakët me drejtues të Ministrisë së Punës, mbi ndryshimin e moshës së pensionit për kategoritë me vështirësi të lartë pune. Ministria e Punës deklaroi se parimisht është dakord me këtë cështje dhe ka lobuar bashkë me sindikatat për uljen e moshës së pensionit, e cila është 65 vjec për të gjithë punonjësit pa dallim, ndërkohë që mosha mesatare e metalurgëve, punonjësve kimikë, minatorëve dhe naftëtarëve është 58 vjec. Këtyre personave me vështirësi të lartë pune praktikisht u "grabitet" pensioni. Studimi nga Këshilli Kombëtar i Punës, me përfaqësues nga 7 ministri 10 sindikata dhe 10 biznese ka hartuar projektligjin e ri që u jep fund shkeljes së të drejtave duke ndryshuar ligjin ekzistues të pensionit. Pas diskutimit në seancë plenare parlamenti iu drejtua Këshillit të Ministrave për të reflektuar mbi këtë nen, por përgjigja ende nuk është kthyer. Pas një diskutimi të gjatë mbi cështjen, palët ranë dakord të tentojnë edhe një herë rrugën ligjore, me qëllim rregullimin e një dispozite absurde dhe shumë të padrejtë.