MASH: Si hartohen testet e Maturës Shtetërore
Në bazë të urdhrit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës për hartimin dhe vlerësimin e testeve të provimeve të detyruara dhe me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2008,
Në bazë të urdhrit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës për hartimin dhe vlerësimin e testeve të provimeve të detyruara dhe me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2008, përzgjedhja e pyetjeve të testit për secilin nga provimet e detyruara (Gjuhë-letërsi dhe Matematikë) dhe me zgjedhje (Anglisht, Frengjisht, Fizikë, Kimi,Biologji, Njohuri për Shoqërinë, Histori, Gjeografi, Filozofi dhe Njohuri për Ekonominë) të Maturës Shtetërore 2008 do të bëhet nga specialistë të caktuar prej Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, që emërtohen Përgjegjësa të Testit Përfundimtar (PTP). Këta specialistë që janë mësues të lëndëve përkatëse do të përzgjedhin pyetjet e testit nga banka e pyetjeve, të krijuar nga ekspertët e Agjensisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, në bazë të programeve orientuese, në kushtet e ruajtjes së plotë të sekretit, brenda ambienteve të izoluar të AVA. Menjëherë pas përzgjedhjes së pyetjeve të testit kryhet nga rreth 17 ekspertë dhe nëpunës të AVA-s shumëfishimi dhe paketimi i test-broshuarve. Periudhat e KOEPS-eve(izolimi) për Maturën Shtetërore 2008 janë: Për provimin e Gjuhë-letërsisë D1 3-9 qershor 2008 (ora 10:00, kur fillon provimi)Për provimin e Matematikës D2 11-17 qershor 2008Për provimet me Zgjedhje (Z1+ Z2) 3 -10 korrik 2008 Testi i provimeve të Maturës Shtetërore 2008, për secilin nga provimet e detyruara(Matematikë dhe Gjuhë-letërsi) do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetje me përgjigje alternative (13 pikë) dhe 12 pyetje me zhvillim (37 pikë). Në total një maturant duhet të marrë maksimumi 50 pikë për çdo provim të detyruar. 2 provimet me zgjedhje zhvillohen vetëm një herë në vit dhe zhvillohen në një ditë.Testet e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2008 do të përmbajnë për secilën lëndë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje me përgjigje alternative (10 pikë) dhe 10 pyetje me përgjigje me zhvillim (30 pikë). Në total një maturant duhet të marrë maksimumi 40 pikë për çdo provim me zgjedhje.Kohëzgjatja e dhënies së përgjigjes me shkrim për secilin nga testet e provimeve të detyruara do të jetë 2 orë e 30 minuta.Kohëzgjatja për dhënien e përgjigjeve me shkrim për të dy testet provimeve me zgjedhje do të jete 4 orë. MSH: Sigurimet shëndetësore do përfshihen në reformën e sektorit Tiranë- Projektligji "Për fondin e sigurimit shëndetësor dhe financimin e shërbimeve shëndetësore nëpërmjet sigurimeve shëndetësore" sanksionon Fondin e Sigurimeve Shëndetësore si të vetmin person juridik-publik, i cili ofron dhe administron sigurimin e detyrueshëm social shëndetësor në Republikën e Shqipërisë. Ndërkohë, shërbime përtej paketës bazë si, shërbimi stomatologjik, protezat, shërbimet e syzeve optike, ndërhyrjet e kirurgjisë plastike-estetiste, etj, do të mund të blihen dhe paguhen përmes operatorëve privatë në tregun e sigurimeve shëndetësore. Një tjetër sfidë, sipas MSH, është zhvendosja e balancës së kujdesit shëndetësor nga niveli dytësor në nivelin parësor të kujdesit shëndetësor, si dhe identifikimi e marrja e masave të duhura për rritjen e kredibilitetit të Kujdesit Shëndetësor Parësor. Në këtë kuadër logjik të reformës, ështëVlereso artikullin



del.icio.us
Digg
Komente (1 vendosur):
Vendosni komentin tuaj