Nga sot nis java e sensibilizimit për dëmet nga alkooli dhe droga
TIRANE- Sot në të gjithë vendin fillon "Java e Sensibilizimit për Dëmet nga Alkooli dhe Droga", për të cilën drejtoritë e shëndetit
TIRANE- Sot në të gjithë vendin fillon "Java e Sensibilizimit për Dëmet nga Alkooli dhe Droga", për të cilën drejtoritë e shëndetit publik në rrethe do të përgatisin një sërë aktivitetesh, me synim ndërgjegjësimin e opinionit publik për ndikimin negativ që ka përdorimi i alkoolit dhe i drogave në shëndet. Aktivitetet nga 7- 14 qershor do të apelojnë mesazhe kundër drogës dhe alkoolit. Bazuar në një studim të fundit të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik, rezulton se rreth 40 për qind e meshkujve nga mosha 20-49 vjeç konsumojnë alkool çdo ditë ose pothuaj çdo ditë, ndërsa tek gratë dhe vajzat, kjo shifër është shumë më e ulët, rreth 5 për qind. Aktualisht, rreth 2.1 për qind e popullsisë në rrethet kryesore të vendit bëjnë pjesë në kategorinë e alkoolisteve te rende, sipas studimit "Mbi përdorimin e alkoolit". Ndërsa përdoruesit e drogave, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, rezultojnë në rreth 30 mijë.Navigate archive
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj