ISHP: Shitësit ambulantë në shkolla, fëmijët në rrezik nga ushqimet e pakontrolluara
TIRANË- Aktiviteti i shitësve ambulantë të palicencuar, që tregtojnë produkte në ambientet e jashtme të shkollave, duhet të ndërpritet
TIRANË- Aktiviteti i shitësve ambulantë të palicencuar, që tregtojnë produkte në ambientet e jashtme të shkollave, duhet të ndërpritet, pasi ushqimet që shërbehen prej tyre janë të pakontrolluara. Burime nga drejtoria e Shëndetit Publik shprehen se nxënësit e shkollave rrezikojnë shëndetin e tyre kur konsumojnë produkte të pakontrolluara të subjekteve ambulante dhe kur ushqimet ofrohen në mungesë të standardeve të duhura higjienike për konsum. “Meqë këto subjekte nuk po ndëshkohen nga organet kompetente dhe duke parë rrezikun që mund të shkaktojnë ushqimet, DSHP-ja përmes promocionit rekomandon nxënësit dhe mësuesit që të mos konsumojnë produktet nga shitësit ambulantë, sidomos tani në stinën e verës". Sipas drejtorisë është shtuar vendosja e gjobave ndaj shitësve të tillë. Ligji parashikon çdo subjekt që nuk është i pajisur më dokumentet përkatëse, nuk duhet të shesë, pra aktiviteti i tij duhet të mbyllet. Heqja dhe eliminimi i këtyre subjekteve që tregtojnë pranë ambienteve të shkollës mund të bëhet vetëm nga organet policore, tatimore dhe bashkiake, të cilat duhet të bashkëpunojnë ndërmjet tyre. Drejtoria e Shëndetit Publik nuk duhet të lejojë asnjë subjekt privat, që të tregtojë ushqime pa leje higjieno-sanitare dhe pa librezë individuale shëndetësore. Leja higjieno-sanitare dhe libreza individuale shëndetësore janë dhe dy kriteret kryesore, për të cilat inspektorët e DSHP-së, janë duke zhvilluar kontrolle të vazhdueshme në çdo subjekt. “Inspektimet janë fokusuar kryesisht në tregjet e mëdha të Tiranës, pasi aty ka mjaft tregtarë që ushtrojnë aktivitetin e tyre pa norma higjieno- sanitare", pohon Drejtoria e Shëndetit Publik. Nga këto inspektime është konstatuar se në lokalet e zonës së pazarit te stacioni i Trenit, pazari i "Mulletëve", tregu pranë Uzinës Dinamo, etj ka mjaft subjekte që shesin produktet bulmeti të papaketuara, në ambiente të hapura, me pluhur dhe pa kushte frigoriferike. Për këtë arsye, Drejtoria e Shëndetit Publik ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë kujdes në blerjen e ushqimeve, veçanërisht në këto ditë të nxehtaVlereso artikullin



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj