Punëtorët e fabrikës së Gërdecit hyjnë në grevë urie: Paralajmëruam qeverinë, por nuk denjoi të na dëgjonte
“Kemi hyrë në borxhe, kemi marrë vetëm 1 milionë lekë të vjetra dëmshpërblim. Nuk dimë si të mbajmë familjet. Ne punonim,
“Kemi hyrë në borxhe, kemi marrë vetëm 1 milionë lekë të vjetra dëmshpërblim. Nuk dimë si të mbajmë familjet. Ne punonim, çmontonim plumba dhe shumë nga ne u plagosen. As kemp nuk lidhi shteti pasi nuk ishim të siguruar nga pronari i fabrikës”
Tiranë- Të lodhur nga pritja e gjatë dhe premtimet që mbetën vetëm të tilla edhe dy muaj pas tragjedisë së Gërdecit, ish punëtorët që merreshin me çmontimin e predhave dhe fishekëve kanë nisur nga dje një grevë urie pa afat. Lajmi është bërë i ditur nga vetë punëtorët që kanë punuar në punishten ku mbetën të vdekur 26 vetë dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. Të mbështetur dhe nga të afërmit e tyre, punëtorët u futën dje paradite në greve urie pas mosplotësimit të kërkesave nga qeveria. ”Më datën 29 Maj i kemi dërguar një letër kryeministrit ku i kemi kërkuar të dëmshpërblehemi për tragjedinë që na ndodhi. Por sot pas kaq ditësh nuk kemi marrë asnjë përgjigje dhe kemi vendosur të hyjmë në këtë grevë me shpresën se hallet tona do gjejnë zgjidhje. E kemi paralajmëruar qeverinë të plotësojë kërkesat tona dhe ajo nuk denjoi të na dëgjojë. Qeveria e di mirë që aty kanë vdekur 26 persona dhe të jetë në pritje që kjo listë do rritet me ndonjë nga ne që kemi vendosur të flijohemi deri në plotësim të kërkesave”, bëri të ditur Andi Belliu,
kreu i shoqatës së grevistëve të punëtorëve të fabrikës së Gërdecit. Kërkesat e punëtorëve janë ekonomike, pasi siç shprehen ata dëmi psikologjik është i rëndë dhe nuk mund të ndreqet me. “Kemi hyrë në borxhe, kemi marrë vetëm 1 milionë lekë të vjetra dëmshpërblim. Nuk dimë si të mbajmë familjet. Ne punonim, çmontonim plumba dhe shumë nga ne u plagosen. As kemp nuk lidhi shteti pasi nuk ishim të siguruar nga pronari i fabrikës”, shprehet një nga grevistët. Në kushtet kur dora e qeverisë ka munguar plotësisht që nga koha kur ata punonin në rrezik të plotë nga predhat dhe baruti, por edhe tani që ata janë bërë viktimë e papërgjegjshmërisë së shtetit, rruga e vetme është futja në grevë urie, me shpresën se të paktën këtë herë qeveria do të ndërgjegjësohet për detyrimin që ajo ka ndaj qindra banorëve, përfshirë këtu edhe ata që kanë humbur jetën. Pavarësisht premtimeve të bëra nga qeveria dhe kryeministri Berisha për të rindërtuar Gërdecin e shkatërruar në 30 ditë nga shpërthimi, janë vetë banorët që po ndërtojnë shtëpitë e tyre. Ata shprehen se kanë marrë para borxh, pasi nuk mund të presin akoma premtimet e qeverisë, duke mbetur jashtë apo duke jetuar nëpër çadra. Një vendim i tillë nga ana e banorëve është marrë pavarësisht se nga studimet e bëra nga autoritetet zona është e helmuar, si për sa i përket ajrit ashtu edhe ujit. Ndërsa ndërkombëtarët janë shprehur se do të ndihmojnë qeverinë në hartimin e planeve për rindërtimin e Gërdecit, vetëm nëse kjo do të ketë një projekt të saktë dhe nëse nuk do të lejojë banorët që të kthehen në këtë zonë për të paktën dy vjet. Kjo për arsyen, se kjo zonë paraqet rrezik edhe për shkak të predhave të pashpërthyera që ndodhen në tokë. Shumë prej familjeve janë kthyer për të ndërtuar shtëpitë e tyre në Gërdec, të tjerë do të kthehen pas largimit nga Kovaleshenca e Durrësit, ndërsa pakënaqësitë që ata kanë ndaj qeverisë për sa i përket dëmshpërblimit nuk kanë ndikuar aspak në zgjimin e ndërgjegjes së zyrtarëve për të dhënë ndihmë reale për të prekurit nga tragjedia e shkaktuar nga vetë qeveria.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj