Gërdeci po rindërtohet me paratë e vetë banorëve
Tiranë- Pavarësisht premtimeve të bëra nga qeveria dhe kryeministri Berisha për të rindërtuar Gërdecin e shkatërruar në 30 ditë nga shpërthimi
Tiranë- Pavarësisht premtimeve të bëra nga qeveria dhe kryeministri Berisha për të rindërtuar Gërdecin e shkatërruar në 30 ditë nga shpërthimi, janë vetë banorët që po ndërtojnë shtëpitë e tyre. Ata shprehen se kanë marrë para borxh, pasi nuk mund të presin akoma premtimet e qeverisë, duke mbetur jashtë apo duke jetuar nëpër çadra. Një vendim i tillë nga ana e banorëve është marrë pavarësisht se nga studimet e bëra nga autoritetet zona është e helmuar, si për sa i përket ajrit ashtu edhe ujit. Ndërsa ndërkombëtarët janë shprehur se do të ndihmojnë qeverinë në hartimin e planeve për rindërtimin e Gërdecit, vetëm nëse kjo do të ketë një projekt të saktë dhe nëse nuk do të lejojë banorët që të kthehen në këtë zonë për të paktën dy vjet. Kjo për arsyen, se kjo zonë paraqet rrezik edhe për shkak të predhave të pashpërthyera që ndodhen në tokë. Shumë prej familjeve janë kthyer për të ndërtuar shtëpitë e tyre në Gërdec, të tjerë do të kthehen pas largimit nga Kovaleshenca e Durrësit, ndërsa pakënaqësitë që ata kanë ndaj qeverisë për sa i përket dëmshpërblimit nuk kanë ndikuar aspak në zgjimin e ndërgjegjes së zyrtarëve për të dhënë ndihmë reale për të prekurit nga tragjedia e shkaktuar nga vetë qeveria.Vlereso artikullin



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj