Puna e zezë, ISSH: Problem bizneset e vogla
TIRANE - Masat e marra këtë vit nga qeveria për vendosjen e pagave të referencës apo kalimin e pagave të punonjësve të sektorit privat në banka nuk kanë dhënë efektet që priteshin.
TIRANE - Masat e marra këtë vit nga qeveria për vendosjen e pagave të referencës apo kalimin e pagave të punonjësve të sektorit privat në banka nuk kanë dhënë efektet që priteshin. Puna në të zezë mbetet ende problem në vendin tonë dhe veçanërisht tek bizneset e vogla. Sipas zëvendës drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ali Enimi problem puna në të zezë është kryesisht në bizneset e vogla. Drejtuesit e institutit të sigurimeve shoqërore kanë deklaruar se problematike mbetet sektori i ndërtimit, ku shumë punëtore, kryesisht ata që angazhohet për periudha afatshkurtra nuk sigurohen sipas pagës reale ose nuk sigurohen fare. Një nga problemet e mëdha që has aktualisht skema e pensioneve është numri i ulët i kontribuesve dhe paga jo reale e deklaruar për efekt të kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas raportit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i cili u shqyrtua të enjten në mbledhjen e radhës së Këshillit Kombëtar të Punës (KKP), i thirrur nga Kryetari dhe Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kosta Barka. Një nga pikat e rendit të ditës ishte prezantimi i raportit të punës për vitin 2007 dhe objektivat për vitin 2008. "Në qoftë se brezi i sotëm që është ekonomikisht aktiv (në moshë pune) nuk paguan kontributet e sigurimeve shoqërore, atëherë skema gjendet në vështirësi financiare për të paguar përfitimet që paguhen aktualisht. Nga ana jonë janë bërë përpjekje, mbështetur edhe në mundësitë reale në ISSH, për rritjen e numrit të kontribuesve dhe nivelit të pagave që deklarohen, por gjykojmë se vetëm përpjekjet e ISSH nuk mund të mjaftojnë', tha zv/Drejtori i Përgjithshëm i ISSH, Ali Emini.Vlereso artikullin



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj