Problem numri i aborteve, klinikat private nuk deklarojnë
TIRANË – Numri i aborteve në Shqipëri vazhdon të mbetet një problem, pasi nde nuk dihet një numër i saktë i tyre. Të dhënat dhe statistika
TIRANË – Numri i aborteve në Shqipëri vazhdon të mbetet një problem, pasi nde nuk dihet një numër i saktë i tyre. Të dhënat dhe statistika japin vetëm maternitet shtetërore, ndërsa klinikat private nuk informojnë për numrin e tyre duke lënë kështu në dyshim numrin e deklaruar. Ky problem është ngritur gjatë mbledhjes së Këshillit Rajonal të Federatës Ndërkombëtare të Planifikimit Familjar. Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka i pranishëm në mbledhje deklaroi se ka një rënie të numrit të aborteve dhe se shërbimi i planifikimit familjar ka luajtur një rol të rëndësishëm për informimin e femrave në zonat rurale e urbane. Për herë të parë pas 10 vjetësh, ISHP po mbledh të dhëna për abortin edhe në klinikat private. Që prej qershorit të 2007-ës raportimi ka nisur në të gjitha maternitetet e rretheve, veç Mallakastrës, Kuçovës dhe Malësisë së Madhe.Sipas koordinatores së projektit të survejancës së aborteve, Alba Merdani, në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, u raportuan mbi 500 aborte, nga 14 klinika, 10 prej të cilave në Tiranë, por studimi i të dhënave do të vazhdojë edhe në rrethe. Që prej qershorit të 2007-ës, edhe për maternitetet e rretheve, përveç Mallakastrës, Kuçovës dhe Malësisë së Madhe, do të mblidhen të dhënat e aborteve, duke ruajtuar anonimatin. Në çdo qendër aborti, apo drejtori në rrethe do të ketë një inspektor të shëndetit riprodhues, që do të jetë personi i kontaktit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbledhja e informacionit mbi abortet në shërbimet shëndetësore publike dhe private, ka vijuar me trajnimin e personave përgjegjës për survejancën e abortit në 36 rrethet e vendit.Vlereso artikullin



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj