Faqja e Pare | Sociale | Në 2007, KESH 160 milionë Euro humbje

Në 2007, KESH 160 milionë Euro humbje

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë - Sektori i Shperndarjes konsiderohet nga ekspertet si pika me e dobet e Korporates Elektroenergjetike Shqiptare. Gjate

 

Tiranë - Sektori i Shperndarjes konsiderohet nga ekspertet si pika me e dobet e Korporates Elektroenergjetike Shqiptare. Gjate vitit qe lame pas, kur korporata shkoi ne prag te kolapsit financiar si pasoje e importeve mjaft te larta, demi nga humbjet dhe vjedhjet e energjise ishte 160 milione euro. Me shume se 35 per qind e energjise qe hidhet ne rrjet vidhet ose humbet si pasoje e rrjetit te amortizuar. Sipas Entit Rregullator, nga keto 80 milione euro jane humbje teknike, ndersa pjesa tjeter eshte vjedhje ne formen e mospagimit apo abuzimit me matesat. Fondi Monetar por edhe Banka Boterore kane kerkuar me ngulm privatizimin sa me pare te sektorit te shperndarjes, kjo per shkak edhe te paaftesise se treguar ne vite nga Korporata per te administruar kete sektor. Nje sondazh i fundit i Entit Rregullator ka gjetur se vetem ne Tirane dhe Durres jane me shume se 80 mije abonente te cileve u faturohet zero leke energji. Ketyre u shtohen edhe 80 mije abonente te tjere ne vend, te cilet jane pa matesa te energjise dhe paguajne fatura aforfe.

Grupi kryesor konsumator mbeten familjarët, me 2.078 GWh energji të faturuar, biznesi me 1.135 GWh, institucionet publike me 128 GWh, sektori jo buxhetor me 239 GWh. Në zonat urbane, konsumi i energjisë elektrike llogaritet në 2.577 GWh, ndërsa në zonat rurale, gati 505 më pak, vetëm 1.002 GWh. Përqëndrimi më i madh i popullsisë, pra dhe i konsumatorëve është në Ultësirën Perëndimore, ku 60% e tyre, konsumojnë 71% të energjisë së faturuar, një sasi prej 2258 GWh. Zona Qëndrore dhe Jugore janë me përqëndrimin më të madh të konsumatorëve si Tiranë, Durrës, Korçë, Berat, Gjirokastër, Fier, me 823 mijë konsumatorë ose 80% e totalit, të cilët konsumojnë 2880 GWh energji. Ndërsa në zonën Veriore, 177 mijë konsumatorë konsumojnë 700 GWh në vit. Me proçedurat e ndjekura, janë konsoliduar rregullat për tregun energjetik, ristrukturimi i sektorit të energjisë, kuadri rregullator, etj, të cilat janë dhe detyrime që rrjedhin nga MSA dhe nga Karta e Energjisë, për të hapur dhe liberalizuar tregun tonë të energjisë drejt atij rajonal. Por kompania private, që do të blejë OSSH-në, nuk do të jetë furnizuesja me energji për konsumatorët shqiptarë, pasi qeveria ka vendosur që sigurimin e energjisë ta kryejë një ent i ri shtetëror, "Furnizuesi Publik". Ky model nuk e lë gjithë riskun dhe përgjegjësinë e furnizimit me energji tek privati, edhe si një masë që lidhet direkt me mbrojtjen e konsumatorit, kur tregu rajonal i energjisë pëson lëkundje të mëdha në çmimet e shitjes së energjisë. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative