Rritet shkalla e vështirësisë së Maturës Shtetërore
Tiranë- Matura Shtetërore e këtij viti ka rritur shkallën e vështirësisë në provimet e detyruara për maturantët. Provimi i letërsisë, i cili është edhe i pari në të cilin do të testohen pas 5 ditësh gjimnazistët që këtë vit përfunduar
Tiranë- Matura Shtetërore e këtij viti ka rritur shkallën e vështirësisë në provimet e detyruara për maturantët. Provimi i letërsisë, i cili është edhe i pari në të cilin do të testohen pas 5 ditësh gjimnazistët që këtë vit përfunduar shkollën, përmban një fond pyetjesh pothuajse 3- fish më të madh se vitin e kaluar, ndonëse në këtë lëndë maturantët e një viti më parë u vlerësuan shumë dobët. Mirëpo Sipas përcaktimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, lloji i testit me të cilin do të provohet nxënësi, varet nga lloji i programit lëndor që ai ka përvetësuar në shkollën e mesme. Në përputhje me këto kritere, sivjet do të hartohen 7 lloje testesh, në varësi të profilit të arsimit. Kjo, pasi edhe programet lëndore dhe ato orientuese për provimet e pjekurisë, janë të ndryshme për tipe të ndryshme shkollash. Pikët maksimale për testet e provimeve të detyruara janë 50. Ndërkohë që tashmë është caktuar fondi i plotë i kërkesave, i sistemuar sipas përmbajtjes, sipas niveleve të vështirësisë, për të cilat janë informuar mësuesit, nxënësit dhe prindërit. Po ashtu, ka përfunduar dhe procesi i kontaktimit dhe i organizimit të punës në qendrat e vlerësimit në rrethe. Ndërsa dje ka nisur Procesi i Kohës së Ekspozimit Potencial të Sekretit në Agjencinë Qëndrore të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, ku rreth 17 specialistë deri në fillim të provimit të parë të Maturës Shtetërore më 9 qershor, do të "izolohen" për të hartuar dhe shumëfishuar testet e provimit të parë të Letërsisë. Pas disa ditësh, kur specialistët të kenë përfunduar tezën përfundimtare të letërsisë, do të nisë shpërndarja e testeve në çdo mjedis ku do të zhvillohen provimet e maturës. Ato do të dërgohen me një kuti të vulosur, e cila do të përmbajë testet për të gjithë nxënësit pjesëmarrës në provim, bashkë me listat e tyre, bar-kodet dhe elementët e nevojshëm për zhvillimin e provimit.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj