Irritohen banorët e Gërdecit: Qeveria po tallet me ne
Ata nuk pranojnë të lënë shtëpitë e pushimit në Durrës, madje shprehen të indinjuar nga qeveria e cila sipas tyre jo vetëm u shkaktoi fatkeqësinë por po heq dorë cdo ditë e më shumë edhe nga përballimi i pasojave të saj.
Tiranë- Vendimi i qeverisë për nxjerrjen jashtë nga ambientet e Konvaleshencës në këmbim të dhënies së qerave për banorët e pastrehë të Gërdecit, ka shtuar tensionet dhe irritimet e tyre ditët e fundit. Ata nuk pranojnë të lënë shtëpitë e pushimit në Durrës, madje shprehen të indinjuar nga qeveria e cila sipas tyre jo vetëm u shkaktoi fatkeqësinë por po heq dorë cdo ditë e më shumë edhe nga përballimi i pasojave të saj. Teksa pritet që në Vorë të nisë shpërndarja e parave të qerasë prej 25 mijë lekësh të reja dhe për një afat jo më të gjatë se 6 muaj, Bashkia është mbushur me banorë të tjerë të Gërdecit të cilët kërkojnë dëmshpërblimin e premtuar për shtëpitë e dëmtuara. Të irrituar nga pritja prej më shumë se dy muaj e gjysmë ata nuk e fshehin pakënaqësinë ndaj qeverisë e cila jo vetëm ju shkaktoi atyre dëmin por nuk ka ndërmend as ti dëmshpërblejë sic duhet ata. Shumë prej banorëve shprehen se nuk ju është dhënë ende asnjë qindarkë, madje ata pohojnë se është kryer korrupsion galopant edhe në kurriz të tyre. Kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili ka pranuar se një pjesë e familjeve ende nuk i kanë marrë paratë, por duke e justifikuar këtë me faktin se sipas tij ata ishin të pakënaqur nga vlerësimi i parë i grupeve të punës dhe bënë një tjetër rivlerësim. Bëhet fjalë për një faturë prej 9 miliardë lekësh, e cila nuk është miratuar ende nga qeveria. Ndërkaq, 170 punëtoret që siguronin jetesën me punën në Gërdec deklarohen se do të hyjnë në grevë urie në rast së qeveria nuk kujdeset në mënyrën e duhur për jetën e tyre tashmë të shkatërruar. Vetëm pak ditë me parë është ngritur shoqata e punëtorëve të Gërdecit e cila do tu paraqesë donatorëve dhe ndërkombëtarëve prova për dëmin e madh fizik moral dhe material që i shkaktoi papërgjegjshmëria politike. Punëtorët që dikur siguronin jetesën duke pastruar e çmontuar predha e fishekë kanë bërë kështu një tjetër përpjekje për të marrë në duart e tyre fatin e të ardhmes pas shpërthmit që i tronditi jetën. Të pakënaqur nga ajo që i është dhënë deri më tani në formë dëshmpërblimi, ish punëtorët kanë ngritur shoqatën e tyre, me në krye Lufti Gërdecin, i cili pësoi një humbje të trefishtë me 15 mars dhe është shprehur i pari se do të hyjë në grevë urie në rast se nuk vihet dorë në jetën e tyre. Banorë të Gërdecit shprehen se më shumë se 90% e tyre janë të pakënaqur nga dëmshperblimet që i ka dhënë qeveria për shtëpitë e shkatërruara dhe mbi të gjitha për jetët e humburaVlereso artikullin



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj