Sections
Newsletter
Email:
Sondazh
A do te pershpejtohet procedura per heqjen e imunitetit te Fatmir Mediut?
Faqja e Pare | Sociale | Donatorët kushte qeverisë për Gërdecin: Pastroni zonën nga predhat. Asnjë familje mos kthehet pa kaluar rreziku

Donatorët kushte qeverisë për Gërdecin: Pastroni zonën nga predhat. Asnjë familje mos kthehet pa kaluar rreziku

image

Ambasadori i Këshillit Evropian, Lohan: Do t’u ndihmojmë nëse ka një strategji të përbashkët në lidhje me nevojat për ndihmë në shëndetësi

 

Ambasadori i Këshillit Evropian, Lohan: Do t’u ndihmojmë nëse ka një strategji të përbashkët në lidhje me nevojat për ndihmë në shëndetësi, arsim, infrastrukturë, mjedis dhe bujqësi për zonën e goditur 

Tiranë- Në vend të garancisë së menjëhershme që qeveria priste nga donatorët për të ndihmuar në rindërtimin e Gërdecit, ata i kanë vënë kushte përpara se të japin para për rehabilitimin e një zone të tërë të shkatërruar në tragjedinë e 15 marsit. Ambasadori i Këshillit Evropian, njëkohësisht dhe kryetar i sekretariatit të donatorëve për post Gërdecin ka deklaruar se donatorët janë gati për të ndihmuar për rindërtimin e zonës por me një kusht: “Asnjë ndihmë nuk do të jepet, deri në momentin kur perimetri prej 800 metrash te shpallet publikisht dhe zyrtarisht zonë e sigurt “. Deklarata e tij u bë në takimin e donatorëve me përfaqësuesit e qeverisë që u zhvillua në ambientet e "Hotel Tirana" . Lohan këshilloi së pari familjet, banesat e të cilave u dëmtuan nga shpërthimi i fabrikës së demontimit „AlbaDemil“ më 15 mars, të mos kthehen derisa zona të jetë e sigurt që është pastruar nga predhat e pashpërthyera. “Asnjë familje të mos kthehet derisa të jepet garancia që nuk ka asnjë predhë të paplasur“- tha Ambasadori i Këshillit Evropian, Helmut Lohan. Ai ka shtuar se donatorët janë të interesuar në këtë strategji gjithëpërfshirëse rindërtimi por më parë duhet të hartohet një strategji: “Do t’u ndihmojmë nëse ka një strategji të përbashkët në lidhje me nevojat për ndihmë në shëndetësi, arsim, infrastrukturë, mjedis dhe bujqësi”. Të pranishmit në takim janë informuar nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani lidhur me situatën e tanishme si dhe ndihmat dhe masat e ndërmarra nga qeveria për të prekurit dhe të dëmtuarit nga tragjedia e 15 marsit në Gërdec. Në bazë të një vendimi të vetëm pak kohëve më parë, qeveria ka vendosur të paguajë qiranë për ata banorë, banesat e të cilëve janë shkatërruar. Ndërsa rreth 3 mijë të tjerë janë strehuar në kovaleshencën e Durrësit, ku po sipas vendimit të qeverisë nuk do të qëndrojnë edhe për shumë kohë, pavarësisht se për ta nuk është siguruar strehimi. Ministri i Brendshëm ka këmbëngulur të bindë donatorët se qeveria është e vendosur për të çuar deri në fund procesin e rehabilitimit të zonës së shkatërruar. Sipas Nishanit, qeveria kishte mundur të realizonte në një kohë shumë të shkurtër pasqyrën e dëmeve për gjithë familjet në Gërdec, duke bërë edhe dëmshpërblimin e tyre. Ai tha se u vlerësua  dëmtimi i 4000 banesave dhe objekteve private në qarkun e Tiranës dhe 2000 të tjera në atë të Durrësit, ndërkohë në 1000 prej tyre të Qarkut të Tiranës u bë rivlerësim. Këto dëme llogariten në një faturë prej 16.6 milionë eurosh. Pavarësisht deklaratave të përsëritura nga ana e qeverisë për dëmshpërblime të shpërndara në kohë dhe sipas dëmeve të shkaktuara, banorët e Gërdecit kanë shprehur pakënaqësi ndaj këtij procesi aspak transparent. Ata kanë deklaruar se nuk kanë qenë prezentë kur është përllogaritur vlera e dëmit, madje edhe se nuk kanë përfituar shumën reale të parave të premtuara si dëmshpërblim nga ana e qeverisë. Por edhe këto denoncime, apo të tjerat që u pasuan me përfshirjen e zyrtarëve në aferat për të përfituar nga tragjedia e Gërdecit, nuk e nxitën qeverinë të marrë masat për të ndihmuar realisht të dëmtuarit, jo me deklarata dhe shifra që janë larg përmasave të fatkeqësisë që goditi një zonë të tërë në 15 mars të këtij viti.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment
  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
5.00
Powered by ANA Creative