Rama me homologun turk Kadir Topbas
Tiranë- Kryetari i Bashkisë Edi Rama, zhvilloi një vizitë dy ditore në kryeqytetin turk, Stamboll. Gjatë qëndrimit të tij, Rama pati
Tiranë- Kryetari i Bashkisë Edi Rama, zhvilloi një vizitë dy ditore në kryeqytetin turk, Stamboll. Gjatë qëndrimit të tij, Rama pati një takim pune në Bashkinë e Stambollit, ku është takuar me homologun turk, Kryetarin e Bashkisë Z.Kadir Topbas. Në bisedën e zhvilluar në një atmosferë miqësore mes Ramës dhe Topbas u diskutuan një sërë çështjesh me interes për të dy qytetet. Kryetari i Bashkisë së Stambollit u shpreh se kryeqyteti shqiptar është një model në të gjithë rajonin e Ballkanit. Nga ana e tij, kreu i Bashkisë së Tiranës ka ftuar të gjithë investitorët turq të bëhen pjesë e zhvillimit të shpejtë ekonomik të Shqipërisë me investimet e tyre. Po ashtu, mes dy krerëve është rënë dakort për shkëmbim ekspertësh midis Bashkisë së Stambollit dhe të Tiranës, sa i përket fushave të ndryshme me rëndësi për të dy palët përmes trajnimit të grupeve të specialistëve në lidhje me trafikun, strehimin, zhvillimin ekonomik etj. Një aspekt mjaft i rëndësishëm i bisedimeve mes dy homologëve ishte edhe mbështetja që Stambolli do të ofrojë për përmirësimin e cilësisë së mjedisit në kryeqytetin shqiptar përmes rritjes së sipërfaqeve të gjelbra në kryeqytet, duke e konsideruar mjedisin si një nga prioritetet që Bashkia e Tiranës ka në fokus të punës së saj. Kreu i bashkisë së Tiranës duke shprehur konsideratën e tij për mbështetjen e dhënë nga vendi fqinj, ftoi kryetarin e Bashkisë së Stambollit Z.Topbas për të vizituar Tiranën.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj