Faqja e Pare | Sociale | SHBA: Shqipëria, burim trafiku njerëzor

SHBA: Shqipëria, burim trafiku njerëzor

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Zv/ambasadori amerikan në Tiranë, Stiven Kristina u shpreh se është bërë shumë punë për të ndaluar trafikun e femrave dhe fëmijeve, por rezultatet tregojnë se Shqipëria vazhdon të jetë burim trafiku, si brenda dhe jashtë territorit të saj.

 

 

Tiranë- Koordinimi i veprimeve kundër trafikimit njerëzor ka qenë në fokusin e takimit të komunitetit shqiptar antitrafikim dhe programit USAID, të cilat bashkëpunojnë që prej 5 vitesh për parandalimin e trafikimit. Zv/ambasadori amerikan në Tiranë, Stiven Kristina u shpreh se është bërë shumë punë për të ndaluar trafikun e femrave dhe fëmijeve, por rezultatet tregojnë se Shqipëria vazhdon të jetë burim trafiku, si brenda dhe jashtë territorit të saj. Ai shtoi gjithashtu se në vitin 2009 përfundon projekti i USAID, ndaj ka ardhur koha që qeveria shqiptare të financojë projekte, që kanë të bëjnë me parandalimin e trafikut njerëzor, asistencës dhe riintegrimit të grave dhe fëmijëve të trafikuar. Kristina theksoi gjithashtu nevojën që grupet e interesit në Shqipëri të marrin përgjegjësi për sistemet kundër trafikimit të krijuara përmes programeve të Qeverisë së Sh.B.A.-së. Zv/ministrja e brendshme Iva Zajmi theksoi se tashmë po punohet për një strategji të re për vitin 2008-2010, e cila bazohet në strategjinë e vjetër, me të vetmin ndryshim nga e para, se ka një plan konkret veprimi, i cili gjithsesi nuk dihet sa do të zbatohet. Qëllimi i kësaj konference ishte përqendrimi në qëndrueshmërinë e programeve dhe të sistemeve kundër trafikimit në Shqipëri. Të ftuar të ndryshëm nga shoqëria civile prezantuan diskutime për krijimin e rrjeteve efektive dhe të sistemeve për rritjen e ndërgjegjësimit për trafikimin njerëzor, për parandalimin e trafikimit njerëzor dhe për ndihmën e riintegrimin e grave dhe të fëmijëve të trafikuar. Ndërkohë që ende për të identifikuar mbeten hapat praktike për përmirësimin e programeve për rritjen e aftësive të komunitetit për mbrojtjen e qytetarëve të tyre dhe për mikpritjen në komunitet të atyre që janë bërë viktima të krimit të trafikimit. Programi i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Nisma Shqiptare: Koordinimi i Veprimeve Kundër Trafikimit Njerëzor (KVKTNJ), në konferencën e tij të tretë vjetore do të pasqyrojë edhe gjatë ditës së sotme ku pjesë kryesore në ditën e dytë të konferencës do të jenë diskutimet me panelin e donatorëve.  

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
4.00
Powered by ANA Creative