Faqja e Pare | Sociale | Xhuveli: Gabuam, ndotja në Gërdec më e madhe sec mendohej

Xhuveli: Gabuam, ndotja në Gërdec më e madhe sec mendohej

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Pasojat e shpërthimit të depos së demontimit të armëve në Gërdec për mjedisin evidentohen tashmë si mjaft të rënda dhe të rrezikshme

Tiranë- Pasojat e shpërthimit të depos së demontimit të armëve në Gërdec për mjedisin evidentohen tashmë si mjaft të rënda dhe të rrezikshme për jetën e banorëve nëse do të kthehen aty, edhe nga Ministri i Mjedisit Lufter Xhuveli, i cili në ditët e para të tragjedisë mohoi të kishte ndotje në këtë fshat. Xhuveli i cili me kalimin e kohës ka ndryshuar mendim, i propozoi qeverisë një sërë masash që duhet të merren në zonën e prekur nga shpërthimi në Gërdec të bashkisë së Vorës, të cilat sipas tij, duhet të nisin menjëherë me izolimin e kraterit. “Monitorimet e kryera kanë evidentuar se mostrat e marra nga toka pranë kraterit kanë të pranishëm barut dhe copa metalesh. Kjo tregon se ka ende barut të pa djegur në zonën e kraterit”, është shprehur ministri Xhuveli, duke iu referuar të njëjtit monitorim të kryer dy ditë pas ngjarjes pas të cilit u tha se nuk ka ndotje të ajrit, ujit të pijshëm, madje as të tokës në Gërdec. Xhuveli shkon më tej kur thekson se nga shpërthimi është dëmtuar një sipërfaqe pyjore prej rreth 15 ha në parcelën nr. 6/a të ekonomisë pyjore Vorë. Në këto kushte ai propozoi izolimin e kraterit, hapjen e kanaleve për devijimin e ujërave të larta për të mos hyrë në zonën e kraterit, ndërtimin e një muri mbrojtës rreth zonës së kraterit për të evituar lëvizjen e tokës drejt tokave bujqësore, monitorimin e ujërave nëntokësore në shtëpitë pranë kraterit, si dhe ndalimin e përdorimit të sipërfaqeve pyjore. Specialistët e mjedisit prej kohësh kanë dhënë alarmin se ndotja e tokës sidomos në afërsi të kraterit të shpërthimit është e lartë, duke rekomanduar mos lejimin e kthimit të banorëve të paktën për dy vjet.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative