Rama: Heqja e imunitetit, pjesë e Paktit Kombëtar për Drejtësinë
Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se kjo forcë politike është e hapur të diskutojë për nismën e heqjes së imunitetit. Por ai ka sqaruar se kjo do të
Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se kjo forcë politike është e hapur të diskutojë për nismën e heqjes së imunitetit. Por ai ka sqaruar se kjo do të jetë pjesë e Paktit Kombëtar për Drejtësinë, duke përjashtuar ndërhyrjen në Kushtetutë për të bërë një ndryshim të tillë. “Do të jetë pjesë e një ndërhyrjeje më të gjerë, për të cilën duhet të ketë një diskutim të madh, publik dhe e cila duhet të vijë si rrjedhojë e asaj vetëdije që mishërohet në Paktin Kombëtar për Drejtësinë dhe atij angazhimi që forcat politike duhet të marrin për këtë pakt”. Deklarata e kryesocialistit Rama është bërë gjatë tryezës së djeshme të organizuar nga Komisioni për Politikën e Jashtme pranë Asamblesë Kombëtare të PS si dhe Fondacioni “Qemal Stafa”. Rama ka nënvizuar edhe njëherë se politika duhet të mbajë larg duart e saj nga drejtësia. “Ky duhet të jetë një angazhim i të gjitha forcave politike, që solemnisht duhet ta kthejnë këtë Pakt Kombëtar, në një angazhim konkret të miratuar në Parlamentin e Shqipërisë, si një axhendë afatgjatë për të gjitha forcat politike, pavarësisht se kush është në pushtet dhe kush është në opozitë, apo anasjelltas”.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj