Faqja e Pare | Politike | Lohan: Prioritetet më kyçe të dokumentit të Partneritet Evropian për Shqipërinë

Lohan: Prioritetet më kyçe të dokumentit të Partneritet Evropian për Shqipërinë

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Eurodeputeti Libor Ruçek, njëkohësisht reporter për Shqipërinë në Parlamentin Evropian dhe Kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme të PE, vlerësoi rolin pozitiv të Partisë Socialiste

Ruçek: Konsensusi dhe bashkëpunimi politik, më i rëndësishmi

Eurodeputeti Libor Ruçek, njëkohësisht reporter për Shqipërinë në Parlamentin Evropian dhe Kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme të PE, vlerësoi rolin pozitiv të Partisë Socialiste të Shqipërisë në realizimin e reformave të rëndësishme në vend. “Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i dy aktorëve politikë kryesorë, qoftë kur njëra palë është në pushtet, ashtu edhe kur me rotacionin ato ndryshojnë rolet. Në demokraci, jo të gjitha palët janë dakord, por e rëndësishme është që të ketë një konsensus sa më të gjerë. Bashkëpunimi për ndryshimet më të fundit kushtetuese është për t’u përshëndetur dhe duhet të shtrihet edhe në fusha të tjera të rëndësishme për procesin e integrimit”. Sipas tij është shumë i rëndësishëm dhe madje një sinjal pozitiv fakti që Shqipëria është e rrethuar nga vende që janë pjesë e Bashkimit Evropian. “Në Ballkan ka një proces shoqëror dhe një bashkëpunim të forcuar rajonal, i rëndësishëm për sigurinë, ekonominë etj. E rëndësishme është të ndërtohet infrastruktura bazë- është shprehur Ruçek duke iu referuar ndërtimit të rrugëve, përmirësimit të sistemit elektroenergjetik, të cilat sipas tij janë kritere ekonomike që duhen plotësuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Imazhi i keq përmes lajmeve në radio, televizione e gazeta lidhet me rendin e sigurinë në këtë vend dhe kjo është jashtë çdo perceptimi” ka vijuar reporteri i Parlamentit Evropian për vendin tonë. “Eshtë një tragjedi për Shqipërinë që pas 20 vjetësh që nga rënia e murit të Berlinit qarkullohet ende me viza”. Kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme të PE, nënvizoi se kushtet kryesore për procesin e integrimit të vendit në BE duhen plotësuar në një kohë më të shpejtë, sidomos për sa i përket pajisjes së shtetasve me karta identiteti.  

I pranishëm në konferencë, Shefi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmuth Lohan u ndal në prioritet e dokumentit të Partneritetit Evropian. Ai nënvizoi aspektin e forcimit të kapaciteteve për implementimin e MSA si dhe promovimin e dialogut konstruktiv ndërmjet partive politike dhe me grupet e interesit për implementimin e reformave. Rritja e pavarësisë dhe e transparencës së sistemit gjyqësor, Implementimi i strategjisë anti-korrupsion dhe i rekomandimeve të dhëna në raportin e vlerësimit të vitit 2005 nga Grupi i Shteteve të Këshillit të Evropës, kundër Korrupsionit dhe hetimi dhe ndjekja penale e korrupsionit në polici dhe gjyqësor, dhe implementimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet, në mënyrë të veçantë përmirësimi i listave zgjedhore dhe amendimi i kodit zgjedhor sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, në kohë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë faktorë të tjerë të rëndësishëm. Po kështu edhe forcimi i mëtejshëm i qeverisjes përmes përmirësimit të cilësisë dhe paprekshmërisë së stafit të administratës publike dhe forcimi i Departamentit të Administratës Publike. “I takon administratës publike që të përmbushë kriteret e nevojshme si dhe dialogun e partive politike për luftën kundër korrupsionit, standardet e zgjedhjeve. “Përfundimi i ristrukturimit të KESH dhe privatizimi i Divizionit të Shpërndarjes, stabilizimi financiar i KESH përmes rritjes së mbledhjes së të ardhurave dhe barazim i çmimeve me kostot dhe rritja e prodhimit të energjisë dhe të kapaciteteve të interkonjeksionit si dhe arritja e rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar” janë nënvizuar nga Lohan si pika të rëndësishme të reformave që duhet të ndërmerren nga Shqipëria për procesin e integrimit të saj. “Në nëntor do të paraqesim Progres Raportin e vitit 2008, ku do të paraqesim nivelin e progresit për vendet kandidate”. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative