Këshilli i Imuniteteve merr ne dorëzim dosjen “Mediu”, ish- ministri pritet të thirret në Këshill, ikën nga Shqipëria
Tiranë- Këshilli i Imuniteteve ka marrë dje në dorëzim dosjen “Mediu”, të nisur nga Prokuroria e Përgjithshme si dokumente shoqëruese për kërkesën e heqjes së imunitetit të ish- ministrit të Mbrojtjes
Tiranë- Këshilli i Imuniteteve ka marrë dje në dorëzim dosjen “Mediu”, të nisur nga Prokuroria e Përgjithshme si dokumente shoqëruese për kërkesën e heqjes së imunitetit të ish- ministrit të Mbrojtjes. Por megjithëse kanë pranuar të nisin shqyrtimin e kërkesës dhe të thërrasin herën tjetër për të dëgjuar zotin Mediu, të gjithë deputetët, si ato të mazhorancës dhe opozitës, kanë shprehur habi për volumin e dosjes së sjellë nga prokuroria, që sipas tyre, jo vetëm nuk kishte asgjë të re, por brenda saj gjenden disa herë të fotokopjuara procedura, ligje dhe vendime që nga koha kur në krye të Kuvendit të Shqipërisë, ka qenë Skënder Gjinushi. Lidhur me hartimin e dosjes ka shprehur pakënaqësi deputeti republikan, Arjan Madhi sipas të cilit dosja është hartuar e tillë në mënyrë të qëllimtë. Në të njëjtën kohë deputetët duket se nuk kanë “pajtuar” shumë me kërkesën e kryeprokurores Ina Rama që dokumentet e sjella prej saj të mos publikohen pasi përbëjnë sekret hetimor. Këtyre pakënaqësive të deputetëve republikanët i kane shtuar edhe faktin qe ne 648 faqe të paraqitura në Kuvend, Prokurorja e Përgjithshme nuk ka përfshirë në dokumentacion asnjë shkresë të strukturave të tjera të Ministrisë së Mbrojtjes, duke nënkuptuar përjashtimin nga dosja të aktivitetit të shtabit të Përgjithshëm lidhur me veprimtarinë e Ministrisë së Mbrojtjes, për çështjen e Gërdecit. Ndërkohë që po dje deputetët anëtarë të Këshillit të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve janë njohur me një kërkesë të ish- ministrit Mediu, i cili ka bërë me dije se largohet për një periudhë kohore nga Shqipëria për në SHBA, pasi sipas tij duhet të ishte i pranishëm në kurimin e të birit. Pritet që pas shqyrtimit të dokumenteve Këshilli të Thërrasë për dëshmi, ish- Ministrin, ashtu siç është proceduar edhe me çështjen Basha.
Dervishi: Këshilli të mos ketë më humbje kohe me zgjatje procedurash
Tiranë- Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Besnik Dervishi, anëtar i Këshillit të Rregullores dhe Mandateve menjëherë pas mbledhjes së këshillit në të cilën deputetëve u janë dhënë kopjet e dosjes së sjellë nga prokuroria, ka këkruar që të mos ketë më zgjatje të kota të procedurave. Lidhur me mbledhjen ai tha se “Këshilli Mandateve vazhdoi procedurën siç jeni njohur prokuroria e përgjithshme në zbatim të procedurës të përcaktuar në rregullore dërgoi materialin plotësues, anëtarët e këshillit u njohën me këtë material. Natyrisht do të vazhdojë procedura. Nga ana jonë u kërkua me forcë që të mos ketë më humbje kohe, pavarësisht se materiali është shumë voluminoz”, tha ai. Sipas Dervishit nga ana e socialistëve do të punohet për të qenë gati sa më shpejt dhe për të vazhduar me konkluzionin përfundimtar. I pyetur nga mediat se a duhet të jetë i fshehtë materiali i dhënë nga prokuroria, deputeti i PS u përgjigj se “ne një sy të shpejtë i hodhëm dhe nuk ka asnjë gjë super të fshehtë. Janë thjesht materiale të administruara që janë bërë mjaft të njohura publikut nga media”. Më tej ai ka folur edhe lidhur me kërkesën e znj. Rama që informacioni të mos bëhen publike, duke thënë se “ka një nen në Kodin e procedurës penale, neni 103 por unë mendoj se nuk vlen për deputetët sepse ne në fund të fundit zhvillojmë një aktivitet politik dhe nëse deputetët kanë imunitet e kanë pikërisht për tu shprehur politikisht për atë mandat që kanë marrë, ajo vlen për administratën publike”.



del.icio.us
Digg
Komente (2 vendosur):
Hapat e para te qeverise pas tragjedise ishin efikase, por pastaj cdo gje eshte kthyer ne rutinen e ndryshkur te aktiviteteve te kesaj qeverie jo vetem naive por edhe thellesisht te korruptuar. Opozita s'po ben gje tjeter vecse jastekun e qeverisjes. Kjo mund te jete gje e mire per opoziten pasi e len qeverisjen ne rutinen e saj vetvrasese por jo per pupullin i cili vuan korrupsion e shfrenuar dhe inefektivitetin maksimal te qeverisjes.
Vendosni komentin tuaj