Faqja e Pare | Politike | PS: Të kalojë projektligji për dëmshpërblimin e të dëmtuarve të Gërdecit. PD: Dëmshpërblimi tashmë i ezauruar

PS: Të kalojë projektligji për dëmshpërblimin e të dëmtuarve të Gërdecit. PD: Dëmshpërblimi tashmë i ezauruar

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Seanca e pasdites së djeshme në Kuvendin e Shqipërisë është përfshirë nga debatet, në momentin kur do të miratohej kalendari trejavor i punimeve të Kuvendit, pasi opozita

 

Tiranë- Seanca e pasdites së djeshme në Kuvendin e Shqipërisë është përfshirë nga debatet, në momentin kur do të miratohej kalendari trejavor i punimeve të Kuvendit, pasi opozita pretendoi që të futej në këto procedura projektligji i propozuar prej saj në lidhje me dëmshpërblimin e të dëmtuarve të tragjedisë së Gërdecit. Nënkryetari i grupit Kuvendor Erion Braçe, duke e marrë fjalën për procedurë në momentin e miratimit të kalendarit të Punimeve të Kuvendit është shprehur se “grupi ynë ka paraqitur një nismë për kompensimin e familjeve të dëmtuara nga krimi i shtetëror i Gërdecit., prej një muaji në sirtarët e kuvendit dhe nuk hyn në procedurat e kuvendit. Ne do të kërkonim që ky projektligj të votohet tani dhe të hyjë në kalendarin tre javor”. Sipas tij një gjë e tillë po bëhet publike edhe nga vetë të interesuarit kur të gjithë po kërkojnë kompensime për dëmet e shkaktuara. Por një kërkesa e tillë ka marrë një përgjigje qesharake nga ana e kreu të grupit parlamentar të PD i cili pohoi se “Dëmshpërblimi është një proces tashmë i ezauruar, të gjithë ato banorë po i gëzojnë ata para që i kanë marrë dhe po rindërtojnë shtëpitë e tyre, pra kjo nismë s’ka ku të rrijë”. Pretendoi Pazoti. Deklarata e Patozit është tërësisht qesharake, duke patur parasysh edhe pretendimet e fundit të banorëve të Gërdecit. Gjatë diskutimit në seancë për miratimin e kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit, deputetët e PS kanë kërkuar gjithashtu edhe një përgjigje nga për të paktën 13 interpelanca që nga fillimi i muajit shkurt dhe po shtohen dhe kanë në thelb të tyre sqarim nga qeveria në lidhje me çështje të ndryshme si rrije e korrupsionit, deklarimit të pasurisë dhe deri tek raporti me shkrim për përgjegjësitë që ka kreu i qeverisë në lidhje m,e tragjedinë e Gërdecit. Edhe në lidhje me këtë Topalli ka tentuar që t’i shmanget përgjegjësive duke thënë se jo të gjithë çështjet do të kërkohen nga kryeministri, por do të delegohen tek ministrat përkatës.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (1 vendosur):

sara sara ne 14 May, 2008 07:56:56
avatar
Per mendimin tim as qe kane per ta marre ndonjehre te plote demshperblimin ato

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
5.00
Powered by ANA Creative