Faqja e Pare | Politike | “Dialogu me Shqipërinë” me të rinjtë e Fushë- Krujës

“Dialogu me Shqipërinë” me të rinjtë e Fushë- Krujës

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka vazhduar “Dialogun me Shqipërinë”, duke u ndalur së fundmi në qytetin e Fushë- Krujës, ku në qendër të bashkëbisedimit ka qenë Rinia

 

Rama: Qytetarët të marrin në duar politikën e politikanëve për ndryshimin e të ardhmes 

Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka vazhduar “Dialogun me Shqipërinë”, duke u ndalur së fundmi në qytetin e Fushë- Krujës, ku në qendër të bashkëbisedimit ka qenë Rinia. Gjatë bashkëbisedimit në këtë qytet Edi Rama ka vënë theksin tek 17 vjet të një politike të vjetër e cila jep shfaqje në ekranet televizive, ku çdo ditë përmendet Shqipëria, por asnjëherë nuk është bërë asnjë gjë serioze për të ndryshuar fatet shqiptarëve dhe kjo është shumë e rëndë për të gjithë ne. Një gjë e tillë ka ndodhur pasi politika asnjëherë nuk ka qenë në duart e qytetarëve të këtij vendi, pasi në gjithë këto vite politika ka mbetur pronë e një grushti njerëzisht që e kanë administruar atë, thjesht dhe vetëm, për interesa personale, sipas vlerësimit të liderit socialist. Për këtë arsye u shpreh lideri socialist është koha t’i kthejmë qytetarëve politikën si mjet në duart e tyre për të ndryshuar të ardhmen e tyre.  

Edi Rama:  

Sensi i Dialogut me Shqipërinë, është sensi i kësaj politike të re, që së bashku me ju të gjithë, unë po përpiqem që të ndërtojmë në çdo qytet dhe në çdo fshat, duke ju dhënë mundësinë njerëzve që të mos jenë vetëm dëgjues pasiv, të mos jenë vetëm objekt, të mos jenë vetëm turmë përpara politikanëve, por të jenë dëgjues aktiv, subjekt dhe individë. Individë që gëzojnë po ato të drejta dhe liri kushtetuese si politikanët, si individë që votojnë për ata të cilët normalisht dhe natyrshëm, të paktën sipas Kushtetutës së Shqipërisë, duhet t’ju shërbejnë me mandatet që marrin prej zgjedhësve. Dua t’ju them që sigurisht ka plot gjëra që nuk shkojnë në Shqipëri. Ka plot gjëra për të cilat ne ndajmë të njëjtin mendim. Ka plot gjëra të cilat prej 17 vjetësh vazhdojnë të mbeten problem i madh, problem për familjet shqiptare, problem për të rejat dhe të rinjtë në mënyrë të veçantë.  

Sot, dua të ndalem te ajo që duam të ndryshojmë të gjitha ato gjëra që nuk shkojnë dhe kjo është politika. Politika është pasioni i njeriut për t’i ndryshuar gjërat. Politika është misioni ynë i përbashkët. Nuk është nevoja të jesh politikan. Nuk është nevoja të bësh karrierë politike. Nuk është nevoja që të bësh pjesë në një organizatë politike, për t’u marrë me politikë. Është shumë e rëndësishme që ta kuptojmë që të gjithë se asgjë nuk do të ndryshojë ashtu siç duhet, dhe asgjë nuk do të ndryshojë ashtu siç e duam ne të ndryshojë, në rast se ne të gjithë së bashku nuk do të ndryshojmë politikën. Kjo, duke u përfshirë të gjithë dhe duke u marrë të gjithë pak minuta në ditë, me politikë, jo me kuptimin që kemi sot për politikën, jo me politikën që na kanë mësuar politikanët, por me politikën ku së bashku ulemi apo takohemi dhe flasim për gjëra që na shqetësojnë. Kush do e ndryshojë gjendjen e shkollave tuaja në rast se ju nuk do të bëni asgjë? Kush do ta ndryshojë gjendjen e universiteteve në Shqipëri, në rast se studentët nuk do të bëjnë asgjë që kjo të ndryshojë? Kush do ta ndryshojë rrugën e së nesërmes, ku pas shkollës apo universitetit, secili do të kërkojë një punë dhe ku nuk ka sot punë?! Në rast se të gjithë së bashku, nuk do të bëjmë një përpjekje për ta ndryshuar, kujt do t’ia lëmë në dorë fatin tonë, politikanëve? Edhe për sa kohë akoma? Kanë kaluar 17 vjet dhe në këto 17 vjet Shqipëria mund të kishte qenë sot e ulur në tryezën e BE.  

Fatin tonë e kanë pasur një grusht njerëzisht, të cilët qëndrojnë mbyllur në kutinë e televizorit dhe dalin që aty vetëm kur është fjala për të bërë fushata elektorale dhe vetëm për të kërkuar votën, e për t’u futur më pas në kutinë e televizorit, e më pas që aty vazhdojnë të na japin atë shfaqje që kemi 17 vjet që e shohim, sherre, konflikte, ndasi. Një shfaqje, ku gjithë kohën flitet në emrin tonë, por për asnjë moment nuk punohet për ne. Një shfaqje që gjatë gjithë kohës flitet në emër të popullit, por asnjë moment nuk punohet seriozisht për popullin. Një shfaqje ku përmendet Shqipëria, por për asnjë moment nuk bëhet diçka serioze për Shqipërinë. Kjo është  një shfaqje që ka vazhduar për 17 vjet, duke na bërë të gjithëve ne të gjithë skllevër. Kjo është një  shfaqje që vazhdon në kutinë e televizorit, midis politikanëve. Kjo është një lojë me fatin tonë, me  fëmijët e Shqipërisë, që lindin çdo ditë dhe rriten mes 1001 vështirësive. Ndodh pre vitesh sepse politika nuk është në duart e qytetarëve, pikërisht sepse politika është një mjet në duart e një grushti njerëzish, të cilët duke na ndarë, na kanë sunduar më lehtë, duke na përçarë e kanë pasur më të lehtë, qofshin në opozitë, qofshin në pushtet, duke plotësuar interesat e tyre, duke na thënë se duhet të rrimë veç e veç, ca majtas e ca djathtas,e kanë pasur të lehtë të vazhdojnë të luajnë me fatin tonë. Kjo është ajo që duhet të ndryshojë dhe këtë duhet ta ndryshojmë ne, duke kuptuar se politika nuk është monopoli i politikanëve. Por  politika është mundësia që ka çdo qytetar për të ndikuar dhe për të ndryshuar jetën e vet, duke u bashkuar me të tjerët. Duke u organizuar me të tjerët dhe bashkë me të tjerët, duke çuar kudo mesazhin për gjërat që duhet ndryshojnë, duke mos lejuar më që me votën e tij, ata që votohen të vazhdojnë të luajnë me të. Nuk ka arsye për të qenë të ndarë sot shqiptare e shqiptarët e thjeshtë, në çdo qytet dhe fshat, në emër të flamujve të partive, në emër të së majtës dhe së djathtës, në emër të kampeve që politika i ka vendosur me kufi, sepse është koha për t’i dhënë jetë një bashkimi të ri. Është koha për të bashkuar dëshirat, ambiciet dhe nevojat për të ndryshuar realisht jetën tonë. Është koha për t’u bashkuar përtej të majtës dhe së djathtës, përtej flamujve të partive, përtej fytyrave të politikanëve, dhe për t’i dhënë vetes të drejtën që të zgjedhim programin e duhur, njerëzit e duhur, jo në emër të partisë, por në emër të Shqipërisë, në emër të qytetit tonë, të familjes dhe të së ardhmes tonë. Kësaj kohe, secili prej nesh, secili prej jush mund t’i japi diçka, duke u marrë qoftë edhe pak minuta në ditë me jetën e tij të së nesërmes, e cila nuk mund të ndryshojë nëse secili nuk bën diçka për ta ndryshuar.” 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
1.00
Powered by ANA Creative