Beqja: Qeveria nuk zbaton detyrimin ligjor të indeksimit të pensioneve prej tre vitesh
Tiranë- Partia Socialiste i ka kërkuar dje qeverisë indeksimin e pensioneve. Nënsekretari i Programit të PS-së, Ilir Beqja, ka deklaruar dje në një konferencë për shtyp se qeveria
Tiranë- Partia Socialiste i ka kërkuar dje qeverisë indeksimin e pensioneve. Nënsekretari i Programit të PS-së, Ilir Beqja, ka deklaruar dje në një konferencë për shtyp se qeveria nuk po zbaton detyrimin ligjor të indeksimit të pensioneve, pasi në bazë të nenit 61 të ligjit 7703 dhe të pikës 11 të VKM, çdo datë 1 maj, qeveria ka detyrimin të indeksojë pensionet, gjë të cilën deri tani nuk e ka bërë. Sipas Beqes. po kalon gjysma e muajit maj, janë zhvilluar dy mbledhje të Këshillit të Ministrave dhe qeveria e kryeministrit Berisha akoma nuk po kujtohet të zbatojë detyrimin ligjor të indeksimit të pensioneve në datën 1 maj. “Në bazë të nenit 61 të ligjit 7703 dhe të pikës 11 të VKM nr. 61 datë 1 shkurt 2006, çdo datë 1 maj qeveria ka detyrimin të indeksojë pensionet. Inflacioni në muajit mars dhe prill ka fluturuar. Buxhetet familjare të pensionistëve janë pakësuar”, tha ai. Më tej nënsekretari për programin politik në Partinë Socialiste, Ilir Beqja, shtoi se sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 61, ushqimet zënë 62 % të shpenzimeve mujore, ndërsa energjia elektrike dhe lëndët djegëse zënë 10.6 % të shpenzimeve mujore. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikës, në mars vetëm ushqimet u shtrenjtuan me 7.7 %, ndërsa në prill u shtrenjtuan me 7.6 %. Po ashtu energjia dhe lëndët djegëse në mars u shtrenjtuan 14.6 %, ndërsa në prill u shtrenjtuan 13.9 %. Vetëm prej këtyre të dhënave të INSTAT, inflacioni për pensionistët është të paktën 6.3 % në muajin mars dhe 6.2 % në muajin prill. “Kështu, nëse në korrik 2007 të ardhurat minimale mujore të pensionistëve në qytet ishin 10,410 lekë, në mars 2008 këto të ardhura ishin 9,793 lekë dhe në prill 2008 ishin 9,802 lekë”, tha ai. Kryeministri Berisha dhe qeveria e tij, vijojnë të jenë në Pole Position të të gjitha gjërave të mbrapshta të vendit tonë, vlerësoi nënsekretari politik, duke vijuar se “Kryeministri Berisha dhe qeveria e tij janë në Pole Position të premtimeve të pambajtura. Kryeministri premtoi dyfishim të pensioneve. Pasi është konsumuar 2/3 e mandatit qeverisës, për 170 mijë pensionistë të qytetit pensioni është rritur me jo më shumë se ¼, ndërsa për 110 mijë të tjerë pensioni është rritur vetëm me 1/10; Kryeministri Berisha dhe qeveria e tij janë në Pole Position të moszbatimit të legjislacionit në fuqi. Prej tri vitesh nuk indeksohen pensionet në 1 maj, që vjet duhet të kishte filluar informimin e kontribuesve, që prej tri vjetësh nuk zbaton detyrimet për pensionet suplementare të ushtarakëve”. Duke u bazuar në gjithë këto premtime që nuk tregojnë asgjë tjetër veçse demagogji te kryeministrit dhe te qeverisjes së djathtë, Beqja në pozicionit e nënsekretarit për Programin Politik shtoi se: “Partia Socialiste, angazhohet që në programin e saj të ri qeverisës, do të vërë në vend të gjitha të drejtat ligjore dhe financiare të pensionistëve të nëpërkëmbura dhe përdhosura gjatë qeverisjes së Sali Berishës”.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj